Saimir Meçe: Pas çdo suksesi të një mashkulli, patjetër është një femër e suksesshme

1425
Hapat e parë i ka nisur në Itali Fashion Week Kopenhagen, Paris, Madrid, Dubai dhe Shqipëri etj. Dëshira artistike për të qenë në kornizat e artit ka ekzistuar gjithnjë, por rastësia është mbret i botës. Ishte ftesa e bërë në momentin dhe kohën e duhur nga një miku ii tij shumë i njohur në Itali dhe nga ai moment shumë shpejt u pozicionua si Menaxhues në botën e Modës, ai ka dashur gjithnjë të bëhet Pilot dhe aktor, pavarësisht qe dallgët e jetës e sollën aty ku është sot. 
– Lini përshtypjen e një personaliteti të fuqishëm në fotografi, cili jeni në jetën private
– E vërtetë fuqia e brendshme që më motivon ndaj çdo inspirimi në jetë më reflekton dhe në aparencë deri diku, por në jetën private ndërthuren të gjitha…
– Cilat janë sakrificat më të mëdha që keni bërë për të qenë i suksesshëm.
– Çdo gjë që dëshiron të arrihet në jetë do shumë sakrificë dhe vullnet, do thosha më mirë që kam punuar fort dhe s’më ka munguar dëshira për të qenë gjithnjë aty ku kam dëshiruar, çelësi i suksesit mendoj që janë vullneti, dëshira dhe shumë punë. 
– Duke qenë se jeni më i njohur në Danimarkë a mendoni se është vendi i mundësive të mëdha.
– Kudo mund të jetë vendi i mundësive nëse di t’ ja mundësosh vetes arritjet, por do thosha qe kam pasur fatin të bashkëpunojë me shumë Dizanjues dhe persona publik si psh: Malen Briger, Ekaterina Kukhareva, Valentina Barhatova, Impero Couture, dhe shumë të tjerë, këtu gjithnjë mirë respektohet merita dhe mirë vlerësohet, ndryshe nga Shqipëria ku çdo gjë personalizohet, nuk besoj që triumfon merita .
– A mendoni se të qënurit i bukur është çelësi i suksesit të një modeli apo duhet mbështetje dhe fat.
– Besoj që qëndrojnë të gjitha së bashku, në këtë fushë sigurisht që është kusht prima të kesh pamje, sekret favorit mbetet të dish të hedhesh hapat me maturi.
– A mendoni se profesioni i Modelit është burim i mjaftueshëm të ardhurash duke ditur që është një profesion me datë skadence.
Tek gjithkush modelingu mendoj që është një pasion, pa huazuar asgjë tjetër, personalisht asnjëherë se kam parë si burim të ardhurash, përveçse argëtim. 
– Nëse do ta ktheni kohën pas çfarë nuk do të bënit më kurrë?
Unë jam këtu, falë gjithçkaje që kam bërë pozitive apo negative, ndaj aspak që nuk do dëshiroja të ndryshoja asgjë, përkundrazi, kam nostalgji për prapësinat që bëja hahaahah. 
– Është dikush në jetën tuaj private që u motivon të jeni i suksesshëm, jeni i dashuruar.
– Pas çdo suksesi të një mashkulli me patjetër që është një femër e suksesshme, unë kam shumë marrëdhënie të mira me femrat, … haahah. Jam shumë me fat qe kam në krahë një person të mrekullueshëm. 
– Si nis dita juaj, keni ndonjë pasion apo ves.
– Duke qenë se jam i angazhuar në shumë drejtime dita nis dhe mbyllet me punë, por nuk lejë pas dore dhe argëtimin. Jam fleksibel çdo minutë përpiqem ta shpenzoj në mënyrën më të këndshme. Pasioni dhe dëshira ime është të ndihmoj njerëzit në nevojë buzëqeshja në fytyrat e tyre është arritja ime më e madhe. 
– Çfarë konsideroni sukses të madh deri tani në karrierën tuaj, keni ndonjë qëllim që synoni të arrini. 
-Çdo ditë e më shumë e shikoj veten të arritur në drejtimet që po investoj, jam diplomuar për Dizanjues, Teknologji dhe Projektues Menaxher, diplomimi i ardhshëm është për Shkenca Politike, Menaxhoj disa kompani Mode në Copenhagen, mund të cilësoj dhe vlerësimi që më është bërë në Shqipëri “Qytetar Nderi ” për kontributin tim që kam dhënë dhe do vazhdoj të jap për fëmijët jetim. Gjithashtu arritje është për mua gjetja e një filtri për transferimin e lekeve pa limit online të Bankës Shtetërore Daneze . Kam shumë projekte në vazhdimësi, që uroj të sjellë dhe në Shqipëri një frymë të re Modelingu.
Sigal