Roboti që shërben 400 hamburgera për orë do t’i lë të rinjtë jashtë punës

564
Një informatë të rëndësishme për adoleshentet nëpër gjithë botën. Mundësia juaj për tu punësuar në një zingjir të madh të fast-food tanimë po zvogëlohet ndjeshëm. Kjo, pasiqë hapësira e ushqimit të shpejtë është duke u pushtuar nga robotët.
Tashmë është parë që një robot mund ta përgatisë shumë shpejtë një hamburger në restoran, mirëpo aftësia e robotëve është avancuar tejmase tani.
Roboti i sotëm është edhe më i shkathët. Jo vetëm që mund të rrotullojë mishin e skarës për hamburger apo senduiç por i njëjti gjithashtu mund të ofrojë pije, të shtojë shije në ushqim sikurse domate, turshi, dhe qepë. Dhe gjithë këtë mund ta bëjë shumë më shpejtë sesa njeriu.
Kjo mrekulli autonome është projektuar dhe ndërtuar nga Momentum Machines, kompania e cila sapo ka përfunduar një raund të suksesshëm financimi në shumën e 18 milionë dollarëve. Është shumë e qartë se pse ata tërhoqën kaq shumë para.
Roboti i ndërtuar nga Momentum Machines thuhet se mund të shërbejë deri në 400 hamburgera brenda një ore, dhe besojmë se këtë rekord e ka të vështirë ta arrijë kushdo që është i shpejtë gjtihsesi në punën e tij në McDonalds apo një zingjir tjetër të ushqimeve të shpejta ku kërkohet shërbim i shpejtë. Por çmimi i tij nuk është edhe aq i lirë sepse sillet diku rreth 300 mijë dollarë.
Sigal