Rikthehet në Shqipëri Domenika e BB 4…

520
Sigal

Ajo është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh. I zgjedh fjalët me kujdes, ecën me elegancë, i pëlqen të filozofojë e të meditojë, ndërsa tymi i cigares përmes gishtave të hollë, e bën disi enigmatike. Ish- banorja më e përfolur e BB4, ka qëndruar për më shumë se 100 ditë në shtëpinë e Big Brother 4. Shumë mund të mendojnë se e njohin dhe dinë gjithçka për jetën dhe karakterin e saj, pasi ajo ka qenë aty ndër të paktët persona që flisnin shumë hapur. Ndërsa bisedon me të, apo ndërsa ajo përpiqet të shpjegojë të gjithë filozofinë e saj për jetën, njerëzit, dashurinë dhe artin, kupton edhe një herë se ajo nuk është një vajzë e zakonshme, por një femër artiste që ka punuar shumë për të arritur këtu ku është. Në kokë mban një lule! Me flokët gjysmë të mbledhur, fundin e gjatë dhe tualetin delikat, ngjan si një bohem. Sapo është kthyer nga Italia për të pushuar dhe nuk ngurron të japë një deklaratë për fansat e saj duke postuar disa foto në rrjetet sociale.