Prof.Dr. Arben Gjata: ‘Universiada Tirana 2016’, do të zhvillohet në datat 11-12 nëntor

448
Sigal

 

Universiteti Mjeksor, ju
informon mbi organizimin e aktivitetit sportiv mbarëkombëtar “Universiada
Tirana 2016”, që do të zhvillohet në datat 11-12 nëntor 2016, në Pallatin e
Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë
se 25 universitete, nga universitetet publike dhe private të vendit dhe të
gjitha trevave shqiptare. “Universiada Tirana 2016” organizohet në bashkëpunim
me Shoqatën Sportive Studentore Shqiptare dhe synon të promovojë zhvillimin e aktiviteteve
të përbashkëta sportive ndërmjet universiteteve në nivel mbarëkombëtar, si dhe
të nxisë e inkurajojë studentët për t’u angazhuar në aktivitete të tilla fizike
e sportive. Në ceremoninë e hapjes së “Universiadës Tirana 2016”, do
të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Z. Edi RAMA Kryeministër i Shqipërisë, Znj.
Lindita NIKOLLA Ministër i Arsimit dhe Sportit, Z. Ilir BEQAJ Ministër i
Shëndetësisë, Z. Erion VELIAJ Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe rektorët e
universiteteve pjesëmarrëse, personalitet e larta akademike, profesionale dhe
miq të