Pritet të lindë fëmija i parë i ndryshuar gjenetikisht

545
Shkenctarët, për herë të parë, kanë realizur me sukses çiftëzimin e një çifti, duke bërë ndryshime gjenetike, për të ndalur sëmundjet e trashëgueshme.
Metoda e ndryshimit të AND-së, hap derën për parandlimin e 10.000 çrregullimeve shëndetsore që trashëgohen nëpërmjet gjeneve. Kjo teknologji quhet “Crispr”. Për herë të parë më të është eksperimentuar në vitin 2015, po pa sukses. Ajo ndihmon në fshirjen e gjeneve të gabuara, të cilat transmetojn ë sëmundjet e prindërve në embrionin e ri.
Ekipet amerikane, në Universitetin e Shëndetësisë dhe Shkencës në Oregon dhe Instituti Salk, së bashku me Institutin për Shkencat Bazë në Korenë e Jugut, u përqëndrun në eleminimin e gjeneve që transmetojnë sëmundjet e zemrës. 
Çrregullimi zemrës është i zakonshëm, duke ndikuar një në çdo 500 njerëz. Ajo është shkaktuar nga një gabim në gjen dhe kushdo që e mban, ka një shans 50-50 për ta kaluar atë tek fëmijët e tij.
Shkencarët të ndryshëm kanë folur për këtë evolim të shkencës dhe për shkak të provave të dështuara nuk besojnë se diçka e tillë mund të realizohet. Ata gjithashtu besojnë se edhe njerëzit nuk besojnë më në këtë eksperiment, pasi ata mendojnë se njerëzit do kenë frikë për ekzistencën e ndryshimeve fizike dhe ndonjë çrregullimi shëndetësor, nga kjo risi e re.
Nicole Mowbray një grua e marrë në intervistë nga revista “Nature”, e pyetur për ndryshimet në mjekësi që kanë për qëllim ndryshimin gjenetikisht të pasardhësve, është treguar e luhatur në vendimin e saj. Ajo është shprehur se vuan nga çregullimet e zemrës dhe se i është ushtruar një operacioni, pasi zemra e saj mund të ndaloj edhe vetëm aparati në zemër e mban të gjallë. Mowbray shprehu dëshirën se dëshironte që fëmijët e saj të mos vuanin atë çfarë ajo po përjetonte, por kishte frikë se mos kishte pasoj të tjera fizike e psikike.
Mënyra se si Crispr është projektuar, ajo duhet të depërtojë në gjenet e AND-së të embrionit dhe t’i ndryshojë ato. Por në vend të kësaj në eksperimenitn e fundit, Crispr dëmtoi gjenet e gbuara të spermatozoidit së babait, duke i rregulluar ato nëpërmjet vezës së femrës. Kjo do të thotë se teknologjia, tani për tani, funksionon vetëm kur njëri nga partnerët është i shëndetshëm.
Sigal