Mbretëresha e ka qejf alkoolin, pi 4 gota çdo ditë!

790
Mbretëresha Elisabet nuk heq dorë nga zakonet e përditshme! Bën çdo ditë të njëjtat gjëra, në të njëjtën orë. Pak kohë më parë kemi shkruar për ushqimet që nuk lejon asnjëehrë të jenë në kuzhinën e saj, kemi përmendur edhe pasionin e saj për tortën me çokollatë. Sepse nga disa gjëra, mbretëresha, nuk heq dorë kurrë!
Pjesë e kësaj rutine të adhurueshme është edhe alkooli. Siç shkruan The Indipendet, mbretëresha pi të paktën 4 gota alkool në ditë. Secilës prej tyre u ka vendosur orare të caktuara, brenda 16 orarëshit që është zgjuar.
Në mëngjes shefi i përgatit një xhin me Dubonnet, një verë e aromatizuar që shoqërohet me shumë akull dhe feta limoni. 
Në drekë, mbretërehsa pi një gotë verë. Nga ajo që e bën gjakun më të mirë (edhe atë blu).
Në darkë pi një martini për t’u çlodhur dhe përpara se të flerë pi një gotë shampanjë!
Nuk dimë t’iu themi nëse zakonet e saj janë të këshillueshme për të gjithë. Së pari, mbani në mend që cilësia e të gjitha gjërave që ha apo pi është nga më e mira. Ndryshe nuk shpjegohen 91 vitet e saj!
Sigal