Presidenti i Izraelit i dorëzon Kadaresë ‘Çmimin e Jeruzalemit’

505
Sigal

Ismail Kadare nga marrë nga dora e Presidentit izraelit Reuven Rivlin, “Çmimin e Jeruzalemit” për vitin 2015. Çmimi i madh iu dha shkrimtarit në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Librit gjatë ditës së djeshme.
 
Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka uruar Kadarenë për këtë çmim prestigjioz. Sipas kreut të qeverisë vlerësimet ndaj shkrimtarit të madh shqiptar, bëjnë që vendi ynë të shihet me respekt.
 
“Urime Ismail Kadaresë për çmimin prestigjioz që i’u dha dje në Jeruzalem! Kurdo që flitet e duartrokitet për të, Shqipëria shihet
me respekt”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ismail Kadare, anëtar i Legjionit francez tё Nderit, ka fituar deri me sot çmimet me prestigjioze të letërsisë në botë, si  Man Booker International Prize, Britani, 2005, Princi Asturias në Spanjë, 2009, etj. Kadare prej vitesh është edhe kandidat  çmimit Nobel.