Pëllumb Vinca, këngëtari që i ka kënduar me pathos Kosovës

768
Sigal

Të gjithë shqiptarët e emigruar e duan, se ka kënduar shumë këngë patriotike

Është gjithmonë kënaqësi dhe emocion të shkruash për figurat e njohura të vendit tonë, ata personazhe të cilët i kanë dhënë shumë vlera artit në përgjithësi dhe muzikës në veçanti. Nganjëherë bëhet e vështirë edhe për ne gazetaret të shkruajmë për jetën dhe veprën e tyre për të vetmen arsye se në të shumtën e rasteve ne marrim rolin e përshkruesit dhe krijuesit sepse këto personazhe të caktuara nuk kanë dhe aq shumë për çfarë të flasin…

 E vërteta

E ndërkohë për personazhin tonë që kemi përzgjedhur për këtë javë është krejt e kundërta, ne jo vetëm që kemi shumë për të thënë për të, por e vërteta është se nuk dimë nga do t’ia fillojmë… Pëllumb Vrinca djali simpatik dhe i zgjuar me një talent të lindur prej vitesh jetoi dhe punoi jashtë vendit. U integrua fuqishëm në jetën e vendeve europiane, por për asnjë moment nuk e harroi vendin, ku lindi dhe u rrit, me dëshirë dhe pasion ai u kthye një ditë i përgatitur më shumë se kurrë për të bërë atë që gjithë jetën e kishte ëndërruar dhe i kishte munguar për vendin e tij Shqipërinë .Me vështirësi dhe sakrifica me punë dhe pa pushuar asnjë sekondë u shfaq në skenë dhe në ekran, me zërin briland dhe shumë të veçantë i hyri rrugës së bukur të artit, muzikës pasionit të tij të madh e për të mos e lënë kurrë më .Shumë këngë të bukura, shumë hite, të cilat bënë përshtypje të veçantë tek publiku, shumë fansa dhe njerëz të moshave të ndryshme që e duan dhe e pëlqejnë këngëtarin Pëllumb Vrinca… Me një karrierë të gjerë artistike prej vitesh ai çdo ditë e më shumë vazhdon ta mbajë publikun me këngë të reja duke i shpërblyer në një farë mënyre për mbështetjen dhe vlerësimin.

 Spikatin këngët patriotike

Ajo që më shumë e ka spikatur Pëllumbin nga këngëtarët e tjerë është se gjatë gjithë viteve të tij të karrierës nuk është pozicionuar vetëm në një rrymë muzikore, por ka kënduar dhe vazhdon të këndojë disa rryma muzikore, një arsye më shumë që të gjithë shqiptarët e emigruar në vende të ndryshme të botës e duan, është se ka kënduar shumë këngë patriotike për kurbetin, mallin e qëndrimit larg familjeve e Shqipërisë, e kjo ka bërë që Pëllumbi të jetë i ftuar në shumë evente që organizojnë atje shqiptarët…Më shumë përkushtim dhe profesionalizëm i ka kënduar Kosovës dhe vuajtjeve të saj gjatë kohës së luftës..I ftuar nëpër programe të ndryshme televizive, ku këngët e tij për shumë javë kryesonin listën e klikimeve dhe preferencave të audiencës, për njerëzit është bërë kaq i dashur dhe i kërkuar, e duan këngëtarin për zërin dhe interpretimin, për zemrën e madhe dhe zgjuarsinë që e karakterizon aq shumë, sa fansat duan ta kenë dhe pjesë të gëzimeve të tyre familjare në ditët e tyre më të veçanta siç është dasma.

 Një sezon i ngjeshur

Këngëtari Pëllumb Vrinca sapo ka përfunduar me mjaft sukses sezonin veror shumë të ngjeshur dhe pa pushuar asnjë sekondë ..e përsëri për post të gjitha angazhimeve që ka çdo ditë ai nuk harron asnjëherë publikun fansat e tij ku herë pas here sjell për kënaqësinë e tyre këngë të reja dhe klipe të realizuara me mjaft kujdes dhe efikasitet. E bëmë këtë përshkrim për jetën dhe veprimtarinë e tij artistike për të treguar se vendi ynë ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë figura mjaft të talentuara dhe të përkushtuara ndaj publikut. Pëllumb Vrinca, këngëtari i talentuar ka përgatitur mjaft gjëra të bukura për fansat dhe publikun ku do të vijë fuqishëm si gjithmonë, i veçantë në stilin e tij. Por akoma nuk është koha për të folur për këto projekte të reja derisa çdo gjë të jetë konkretizuar dhe kur Pëllumbi të vendosë vetë të bëhet pjesë e një interviste të gjerë… Deri atëherë ne i urojmë rrugëtim të mbarë në botën e muzikës dhe sa më shumë hite.

Përgatiti: EMANUELA MANAJ