Panairi i 28 i librit hapet me shprehjen e të madhit Kadare: “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”

-Mbi 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi janë pjesë e Panairit

-Panairi do qëndrojë i hapur 12-16 nëntor 2025

NOA

– Shtëpitë botuese “Bota Shqiptare” dhe “Morava” janë befasitë e këtij eventi

Albert Z. ZHOLI

Dje në mbientet e Pallatit të Kongreseve u hap Panairi i 28 i librit. Në ceremoninë e nisjes së këtij edicioni, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri tha se sot kemi një letërsi shqipe që po jep vepra shumë të mira që mirëpriten nga lexuesit, teksa renditi edhe disa problematika.

“Botuesit kanë probleme të mëdha të punës me librin, duke filluar që nga pirateria digjitale dhe ajo në shtypshkrime, bibliotekat që janë në situatë katastrofike si dhe numri në rënie i librarive”, tha ai.

Ashtu si vitet e tjera, panairi do të ketë një kënd për biseda me shkrimtarë, përkthyes, botues e kritikë, në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve ku është vendosur “Sofaja e librit”.

“Panairi i Librit” i Tiranës është eventi kulturor më i rëndësishëm në qytet, i cili ka tërhequr gjithmonë jo vetëm vendasit, por edhe turistë nga e gjithë bota. Për botuesit dhe autorët e pavarur shqiptarë është mundësia më e madhe për të promovuar veprat e tyre te publiku, por edhe për këtë të fundit, kjo ngjarje madhore është e këndshme duke u thelluar në kulturën shqiptare. Në fakt, njerëzit mund të mësojnë më shumë për Shqipërinë dhe të lidhen drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit nëpërmjet letërsisë, nga autorët më të rinj e deri te autorët më të vjetër tashmë.Kur rritet kultura, por edhe vendasit, vizitorët zhvillojnë më shumë vetëdije, që është mënyra më e mirë për një vend të rritet në çdo aspekt. Gjithashtu, “Panairi i Librit” i Tiranës është i aksesueshëm për të gjitha moshat, duke plotësuar nevojat e të gjithëve. Pjesë e manifestimeve letrare të këtij Panairi, të cilat do të jenë të shumta, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2025, për çmimet e Panairit. Ky vit, sipas botuesve duhet të shërbejë krahas festës edhe si reflektim dhe analizim, pasi leximi ka rënë ndjeshëm. Mbi 100 shtëpi botuese marrin pjesë në këtë edicion, i cili pasohet me rënie të titujve të rinj, por lexuesit do mund të blejnë libra me zbritje nga 10 deri në 50 përqind më lirë. Por as kjo situata gri nuk ka penguar pjesëmarrjen e gjerë të botuesve. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri në ceremoninë e hapjes, bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha palëve, që situata për librin të jetë ndryshe. Disa prej botuesve kërkojnë që përveç festës, panairi duhet parë edhe si reflektim për të gjitha grupmoshat për t’ju afruar më shumë librit. Vetë botuesit kanë një moto, libri është ushqim për shpirtin, kjo është ftesa që kanë për lexuesit. Dashamirësit e librit nga grupmosha të ndryshme , duke përfshirë edhe grupet e organizuarave të nxënësve të shkollave , si dhe drejtues të institucioneve kulturore dhe vendore duhet të jenë vizitorët e parë të cilët i hapin shtegun çdo lexuesi që të jetë pjesë e Panairit, i cili do të jetë i hapur deri më 16 nëntor. Për 5 ditë me radhë të gjithë të pasionuar pas leximit do të gjejnë botimet më të reja. Pra në nëntor, botimtaria shqipe “mbyll” një vit pune dhe nis të mendojë për vitin e ardhshëm, librat që do të botojë deri në Panairin e radhës. Është si një prag ku ne ndalemi të reflektojmë.Ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit do të mbahet në datën 15 nëntor.

Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.

LIBËR I RI

Titulli: Divorci i përsosur
Autore: Jeneva Rose
ISBN 978-9928-314-90-1
Përktheu: Greta Hano

Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet që nga koha kur avokatja e mirënjohur Sara Morgan mbrojti në gjyq bashkëshortin e saj, Adamin, të akuzuar për vrasjen e dashnores. Që atëherë, Sara ka vazhduar jetën duke parë përpara – ka krijuar një familje me bashkëshortin e ri, Bobi Millerin dhe i ka dhënë tjetër drejtim karierës. Jeta e saj është ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë… apo ndoshta jo?
Një ditë, kur Sara zbulon se Bobi ka shkuar në shtrat me një grua tjetër, nuk humb kohë për t’i kërkuar divorcin. Por në mes të procesit të ndërlikuar të divorcit të tyre, del në dritë një provë ADN-je që lidhet me çështjen e vjetër kundër Adamit. Policia e rihap hetimin dhe Sara gjendet sërish në qendër të vëmendjes. Të gjithë duan të dinë të vërtetën, veçanërisht sherifi në detyrë, Markus Hudsoni, i cili është i vendosur ta zbulojë me çdo kusht.
Me ngjarje të papritura, plot tension dhe kthesa që të mbajnë frymën pezull, ky libër të bën të pyesësh veten: a do të arrijnë Bobi dhe Sara një divorc “të përsosur”?

Libër i ri

Autor Jason Rekulak
Titulli VIZATIMET E FSHEHURA
Perkthyese Ajla Cepele


Një ditë lapsat e ngjyrosjes dhe blloku i vizatimit i Tedit mbyllen në një dollap dhe atij nuk i lejohet të vizatojë më. Por ama, vizatimet vazhdojnë të shfaqen, herë në një vend e herë në një tjetër, duke treguar me imazhe, historinë e vrasjes së një gruaje… dhe, me kalimin e kohës, ato bëhen gjithnjë e më të rafinuara, me më shumë detaje rrëqethëse.
Nëse këto vizatime nuk po i bën Tedi, atëherë kush po i bën?!
Dhe çfarë po përpiqet t’i tregojë dados së Tedit për shtëpinë e saj të re?!




DEREK BORTHWICK

GJUHA E TRUPIT

Si të kuptojmë atë që nuk thuhet?

ISBN 978-9928-00-797-1

252 faqe

Çmim 1000 Lekë

***

Të kuptojmë sekretin dhe të ushtrojmë ndikimin e komunikimit joverbal në biznes,

shitje, online, në paraqitje dhe të folurin në publik, në shëndetësi, tërheqje dhe joshje.

* * *

A do të doje të mund të lexoje këdo dhe të dije çfarë mendon vërtet?

A do të doje të ngrije në një nivel të ri jetën tënde profesionale, personale dhe intime?

Ky libër do të të mësojë jo vetëm si të lexosh gjuhën e trupit, por edhe si të kuptosh, bindësh dhe ndikosh njerëzit përreth teje.

Cilat janë sekretet për të lexuar njerëzit?

Pasi t’i zbulosh, do të të ndryshojë jeta.

Nëse dëshiron të kuptosh njerëzit, të arrish sukses më të madh në biznes dhe të ndërtosh marrëdhënie më të thella e të vërteta, një libër me këshilla të zakonshme nuk mjafton. Për këtë duhet diçka ndryshe, e fuqishme, një qasje që funksionon në çdo rrethanë.

Autori ndërkombëtar i suksesshëm dhe eksperti i mendjes, Derek Borthwick, ka zhvilluar pikërisht një sistem të tillë.

Në këtë libër, ai ndërthur zbulimet më të fundit të neuroshkencës me mbi 25 vite përvojë praktike, për të të ndihmuar të zotërosh artin e leximit të njerëzve në një kohë rekord.

 

*  *  *

KETU DO TË MËSONI SE SI:

  • Të përdorni 7 parime të fuqishme për të deshifruar çdo model sjelljeje joverbale.
  • Të zbuloni të vërtetën e fshehtë se si ta bësh këdo të të pëlqejë.
  • Të lexoni këdo, kudo dhe në çdo situatë, me lehtësi dhe siguri.
  • Të zotëroni sekretet e komunikimit joverbal,

bindjes dhe ndikimit.

  • Të rritni në mënyrë të jashtëzakonshme aftësitë e komunikimit në biznes, në jetën personale dhe në marrëdhënie intime.
  • Të deshifroni intuitivisht llojet e ndryshme të personaliteteve dhe të depërtosh me mjeshtëri në to.
  • Të përdorni fuqishëm gjuhën e trupit për të përshpejtuar shitjet dhe për të arritur sukses.
  • Të lexoni në mënyrë fitimprurëse klientët dhe profesionistët, për të rritur përfitimet dhe rezultatet.
  • Të zhvilloni një lidhje të thellë dhe të besueshme me pacientët, përmes empatisë dhe kuptimit.

GAVIN DE BECKER

DHUNTIA e FRIKËS

Sinjalet e mbijetesës që na mbrojnë nga dhuna

ISBN 978-9928-00-796-4

252 faqe

Çmimi 1200 Lekë

***

FRIKA E VËRTETË TË MBRON.

FRIKA E KOTË TË SHKATËRRON.

MËSO TË NJOHËSH NDRYSHIMIN. MES TYRE.

  • Dadoja e re që sapo ke punësuar të ngjall një ndjesi shqetësimi – çfarë duhet të bësh?
  • E ndjen se dikush po të ndjek – a përballesh me të apo ia mbath?
  • Një punonjës i pushuar nga puna të thotë: “Do të pendohesh” – a duhet marrë seriozisht?
  • Në ashensor është dikush që të duket i rrezikshëm – a pret për ashensorin tjetër?
  • Një takim që nuk pranon “jo” për përgjigje.
  • Një i panjohur në një parking të shkretë që ofron ndihmë pa ia kërkuar.

Dhuna është gjithnjë rreth nesh. Por mund të mbrohemi prej saj, nëse mësojmë t’i besojmë instinktit dhe të veprojmë sipas tij.

 

Në këtë libër të fuqishëm, Gavin de Becker, njeriu që Oprah Winfrey e cilëson si ekspertin më të shkëlqyer për sjelljet e dhunshme, na mëson si të njohim shenjat, edhe ato më të fshehtat, të rrezikut… përpara se të jetë vonë. Duke përmbysur mitin se aktet e dhunës janë të paparashikueshme, Becker, këshilltar i yjeve të Hollivudit dhe agjencive qeveritare, ofron mënyra konkrete për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, përfshirë:

  • Si të veprosh kur të afrohet një i panjohur?
  • Kur duhet të frikësohesh nga dikush që të afrohet
  • çfarë të bësh nëse ndiqesh apo kërcënohesh
  • si të zbulosh burimin e kërcënimeve apo telefonatave anonime
  • dhe gabimin më të madh që mund të bësh ndaj dikujt që të kërcënon.

Mëso të dallosh sinjalet e rrezikut që të tjerët i shpërfillin.

Ndoshta kjo njohuri do të të shpëtojë jetën.

 

*  *  *

“I mrekullueshëm dhe tërheqës, një libër që sjell në vëmendje kompleksitetin e reagimit njerëzor ndaj rrezikut të vërtetë ose të perceptuar. De Becker i jep një përkufizim të ri përmasave të frikës dhe reagimeve njerëzore ndaj saj. Ky libër është për këdo që ka ndjerë ndonjëherë frikë.”

– Ann Wolpert Burgess, Profesoreshë e Infermierisë në Universitetin e Pensilvanisë

“Aftësia për të mbrojtur veten nga sjelljet e dhunshme, kryesisht përmes intuitës, është tema qendrore e librit të De Becker-it; frika është një dhunti.”

Neë York Times

“Libri i Gavin De Becker-it është i pari që shpjegon se fuqia e intuitës sonë është mbrojtja më e mirë që kemi ndaj dhunës.”

– Daniel M. Petrocelli, avokati kryesor i palës paditëse në gjyqin Fred Goldman kundër O. J. Simpson.

“Një kryevepër… Një udhëzues që të përpin, një libër që analizon me hollësi dukurinë e dhunës, zbulon misteret e saj dhe na tregon se si të ngadhënjejmë mbi të.

Erika Holzer, autore e librit “Sy për sy”.

—————————-

LIZ MOORE

ZOTI I PYJEVE

ISBN  978-9928-00-795-7

516 FAQE

Çmimi 1400 Lekë

“Kampi veror që ka krijuar Moore më është dukur aq i gjallë, sa më ngjante me kujtimet e mia.”

The Neë York Times

“Zoti i pyjeve e zhyt lexuesin aq thellë në një botë të errët dhe plot jetë, sa gjithçka tjetër zhduket… Të dalësh nga magjia që krijon Moore është pothuajse e pamundur.”

Washington Post

 

*  *  *

Kur një adoleshente zhduket nga kampi veror në Adirondak, dy botë të tëra përplasen.

Mëngjes herët, gusht 1975: një kujdestare kampi zbulon një shtrat të zbrazët. Vajza që mungon është Barbara Van Laar. Por ajo nuk është një trembëdhjetëvjeçare çfarëdo. Barbara është vajza e familjes që zotëron kampin veror dhe punëson pjesën më të madhe të banorëve të zonës. Dhe kjo nuk është hera e parë që një fëmijë i familjes Van Laar zhduket pa gjurmë.

Para katërmbëdhjetë vitesh, vëllai i saj u zhduk

në mënyrë të ngjashme… dhe nuk u gjet kurrë.

Është një tragjedi… apo një krim?

Ndërsa kërkimi merr përmasa të ethshme, zbulohet një dramë rrëqethëse. Duke hapur fletë pas flete të fshehtat e familjes Van Laar dhe të bashkësisë së punonjësve që jetojnë nën hijen e saj, romani me shumë linja rrëfimi i Liz Moore e tërheq lexuesin në një dinasti të mbushur me mistere, heshtje dhe mundësi të dyta.

 

* * *

“I jashtëzakonshëm… Më kujtoi debutimin e Donna Tartt në vitin 1992 me Histori sekrete…

U zhyta aq thellë në këtë botë të pasur letrare sa, për orë të tëra, mezi merrja frymë.”

Maureen Corrigan, Fresh Air, NPR

 

“Ky triller me ritëm mjeshtëror… ka dinamizmin e një miniserie të realizuar me finesë.”

The New Yorker

 

“Jashtëzakonisht i këndshëm… Moore na udhëheq me zgjuarsi përmes labirinteve të kësaj historie, drejt një fundi tronditës dhe të papritur.”

Boston Globe

 

“Një roman i gjatë që fillimisht është i vështirë për t’u lënë mënjanë. Pas faqes 200 – është e pamundur.”

Stephen King

 

“Magjepsës që nga faqja e parë deri te fjala e fundit që të lë pa frymë.”

Rebeça Makkai

 

“I shkëlqyer, tronditës… një mister epik, një sagë familjare dhe një udhëzues mbijetese… E dashurova këtë libër.”

Miranda Cowley Heller

—————————

REBEÇA YARROS

LETRA E FUNDIT

ISBN 978-9928-00-798-8

484 faqe

Çmimi 1400 Lekë

 

***

LEXUESIT JANË DASHURUAR ME KËTË HISTORI DASHURIE EPIKE DHE PREKËSE.

Të dy në kërkim të një miku të cilit donin t’i hapnin zemrën, Ela dhe Kaosi nuk njiheshin, por u bënë miq të penës. Ai, pa familje, i dërguar me mision në front, ajo njëzetekatërvjeçare, nënë single e dy binjakëve, s’do ta përfytyronin kurrë që mes tyre do të lindte një afeksion i thellë, dhe ndoshta diçka më shumë. Por jeta e vuri Elën para një sprove të vështirë, e mbetur tashmë jetime, dhe kur letrat e Kaosit reshtën së mbërrituri iu mbush mendja që vërtet kishte mbetur fillikat në botë. Por Beketi, alias Kaos, edhe pse nuk e njihte personalisht, shumë shpejt vuri re që ishte dashuruar me gruan së cilës i shkruante prej muajsh, që ishte motra e mikut të tij më të mirë. Dhe kështu, kur ky ra në betejë dhe i la amanet me shkrim që të kthehej në Amerikë për t’i qëndruar pranë, Beketit s’i mbetej veçse t’ia përmbushte dëshirën. Ishte i gatshëm të bënte gjithçka për t’iu bërë krah vajzës, por s’mund t’i thoshte dot kush ishte në të vërtetë, edhe pse e dinte që ajo s’i honepste dot gënjeshtarët. Po sikur ta kuptonin që dy shpirtra të copëtuar mund ta ndihmonin njëri-tjetrin, të shëroheshin, bashkërisht?

 

* * *

Një histori dashurie që të rrëmben shpirtin, të copëton zemrën por në fund të mbush me shpresë dhe forcë.

In Touch Weekly

—————————-

Rebeça Ross

RIVALË HYJNORË

ISBN 978-9928-00-753-7

448 faqe

Çmimi 1400 Lekë

***

Kur dy gazetarë të rinj dhe rivalë zbulojnë dashurinë përmes një lidhjeje magjike, duhet të përballen me vetë thellësitë e ferrit, në një luftë mes perëndive, për të vulosur përgjithmonë fatin e tyre.

Pas shekujsh gjumi, perënditë janë zgjuar dhe po luftojnë sërish. Por tetëmbëdhjetëvjeçarja Iris Uinou dëshiron vetëm të mbajë familjen të bashkuar. Nëna është e alkoolizuar, ndërsa vëllai i ka humbur në vijën e frontit. Shpresa e vetme e Irisit është të fitojë promovimin si gazetare në “Gazetën e Outhit”.

Për të përballuar ankthin dhe frikën, Irisi i shkruan letra vëllait dhe i fut ato nën derën e dollapit, por letrat zhduken në mënyrë të mistershme… për t’u shfaqur në duart e Roman Kitit, rivalit të saj të ftohtë, por tërheqës në redaksi.

Kur Romani fillon t’i përgjigjet fshehurazi, mes tyre lind një lidhje që do ta çojë Irisin deri në vijën e frontit, në kërkim të vëllait, të fatit të njerëzimit dhe të dashurisë.

Një përplasje mes dritës dhe errësirës, ku dashuria lind në mes të luftës.

Romani mahnitës Rivalë Hyjnorë është një histori epike “nga armiq në të dashur”, e mbushur me shpresë, dhimbje dhe fuqinë e pamatë të dashurisë.

* * *

“Lufta mund të jetë kaos, por bukuria e këtij libri është e përsosur.”

The Neë York Times

“Një botë magjepsëse dhe ndjeshmëria e dashurisë së parë e bëjnë librin e parë të kësaj duologjie fantazie një lexim plot mall dhe tension.”

The Washington Post

“Një romancë e zjarrtë dhe një eksplorim prekës i tmerrit të luftës… me një ndërtim

të zgjuar, personazhe të thellë dhe stil shkrimi herë ëndërrimtar, herë të tensionuar.”

Publishers Weekly

“Rivalë Hyjnorë është një tjetër fitore absolute nga Rebeça Ross,e cila po dëshmon me shpejtësi se në botën e letërsisë fantastike, ka pak gjëra që nuk mund t’i bëjë.”

Paste Magazine

——————————————————–

Gillian McAllister

VEND I GABUAR, ÇAST I GABUAR

ISBN 978-9928-00-662-2

Çmimi 1400 Lekë

***

Autorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të udhëtojë prapa në kohë për të parandaluar një tragjedi që kërcënon familjen e saj.

A mund ta ndalosh një vrasje, pasi ajo tashmë ka ndodhur?

Është mesnata e mëngjesit të Hellouinit. Xheni pret me ankth kthimin në shtëpi të djalit tetëmbëdhjetëvjeçar, Todit. Fillimisht është e shqetësuar vetëm për vonesën, por frika merr një tjetër përmasë kur Todi më në fund shfaqet nga errësira. Ndërsa Xheni e sheh nga dritarja, befas tmerrohet: djali i saj gazmor dhe, në pamje të parë, i lumtur, godet me thikë një të panjohur.

Ajo nuk e di kush është viktima, as pse e kreu Todi atë akt aq të rëndë dhune. Por kupton vetëm se jeta e saj, dhe ajo e djalit, atë çast u thyen copash.

Pas arrestimit të Todit, Xheni bie në gjumë, e dëshpëruar. Por, kur zgjohet, gjendet në ditën e djeshme. Vrasja ende nuk ka ndodhur dhe kjo i jep një mundësi për ta ndaluar. Çdo mëngjes, Xheni zgjohet edhe më prapa në kohë, fillimisht disa ditë, pastaj javë, e më pas vite para ngjarjes fatale. Kupton se shkaku i krimit të tmerrshëm ndodhet diku në të kaluarën dhe se është misioni i saj ta gjejë dhe ta parandalojë tragjedinë.

‘Vend i gabuar, çast i gabuar’ është një roman tronditës dhe prekës, që bashkon forcën e dashurisë së një nëne me tensionin e një thrilleri plot surpriza. Një histori e jashtëzakonshme që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit.

“I guximshëm, novator, magjepsës, plot kthesa. Një rrëfim virtuoz. Ju lutem, kridhuni në këtë histori. Është vendi i duhur dhe koha e duhur.”

A. J. Finn, autor bestseller nr. 1 sipas The New York Times

 

“Kjo histori është e mbushur me kthesa të zgjuara dhe pothuajse të pamundura për t’u parashikuar, por ajo që e bën të veçantë është portreti i ndjeshëm i martesës dhe i mëmësisë.”

The Ëashington Post

 

“I përsosur, çdo fjalë, çdo çast. Kryevepër… më la pa frymë. Pasi e mbarova, mbeta gojëhapur nga adhurimi. Një nga librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë.”

Lisa Jewell, autore bestseller nr. 1 sipas The New York Times

 

“Një përzierje gjeniale zhanresh, një rrëfim që të ngatërron mendjen, një përgjigje e shkëlqyer ndaj pyetjes: deri ku do të shkoje për të shpëtuar fëmijën tënd?”

Ruth Ware, autore bestseller nr. 1 sipas The New York Times

 

—————————-

 

Freida McFadden

QIRAMARRËSJA

ISBN 978-9928-00-785-8

360 faqe

Çmimi 1400 Lekë

***

Një triller i ri, tronditës dhe magjepsës, nga autorja bestseller nr. 1 e Neë York Times e serisë së romaneve “Shërbëtorja”!

***

NUK KA VEND SI SHTËPIA… DERISA AJO KTHEHET NË MAKTH.

Blejk Porteri po jeton periudhën më të mirë të jetës, derisa gjithçka shembet. Pasi shkarkohet papritur nga puna si zëvendëspresident marketingu dhe nuk arrin më të shlyejë kredinë e shtëpisë së re ku jeton me të fejuarën, përballet me dëshpërimin e rrënimit financiar. Dhe pikërisht atëherë shfaqet Uitni, e bukur, e hijshme, e sjellshme, në kërkim të një dhome me qira. Duket si zgjidhja e përsosur për problemet e tij. Por… a është vërtet ashtu? Diçka nuk shkon. Fqinjët fillojnë ta trajtojnë ndryshe Blejkun. Një erë kalbëzimi përhapet nëpër shtëpi, pavarësisht sa shumë e pastron. Zhurma të çuditshme e zgjojnë në mes të natës. Dhe shumë shpejt, Blejku fillon të dyshojë se dikush e njeh të fshehtën e tij më të errët…

Rreziku fshihet pikërisht në shtëpi dhe, kur Blejku e kupton, është tepër vonë. Kurthi tashmë është ngritur.

Autorja Freida McFadden ju troket në derë me një histori të fuqishme për hakmarrjen, privilegjin dhe sekretet që kthehen në helm.

 

* * *

“Aq tërheqës, sa duhet të shoqërohet me një paralajmërim.”

Alice Feeney, autore bestseller e The New York Times

 

“Mbretëresha e kthesave godet sërish!”

Riley Sager, autor bestseller i The Neë York Times

 

“Duke luajtur me temat e sekreteve dhe gënjeshtrave, McFadden sjell një histori të tensionuar hakmarrjeje ku përfshin një narrator mashkull, një risi kjo për veprën e saj. Perspektiva e Blejkut është magjepsëse dhe të bën të pyesësh se si kthehet në makthin më të madh një jetë e përsosur. Plot befasi në çdo kthesë, Qiramarrësja ngre pyetjen: a mund t’i besojmë vërtet ndokujt?”

Shelf Awareness

 

“Qiramarrësja më mbajti peng: një libër i freskët, i errët dhe njëkohësisht i hidhur e i mprehtë. Një personazh kryesor i shkëlqyer, që e doja dhe e urreja në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndalesha së lexuari.”

Lisa Jeëell, autore bestseller nr. 1 e The New York Times

—————————-

 

Freida McFadden

KURRË MOS GËNJE

ISBN 978-9928-00-784-1

Çmimi 1400 Lekë

***

Një triller tronditës dhe i paparashikueshëm nga shkrimtarja e bestsellerëve të New York Times Shërbëtorja dhe MËSUESJA.

***

Ndonjëherë, e vërteta vret…

Të martuarit rishtas Trisia dhe Itani po kërkojnë shtëpinë e ëndrrave të tyre. Mendojnë se e kanë gjetur kur vizitojnë shtëpinë e vetmuar që dikur i përkiste doktoreshë Adriana Hejlit, një psikiatreje të njohur që u zhduk pa lënë gjurmë vite të shkuara. Por kur stuhia e fuqishme i bllokon atje, shtëpia nis të humbë tërheqjen e saj.E bllokuar dhe gjithnjë e më shumë e shqetësuar, Trisia zbulon një koleksion regjistrimesh audio të seancave që ka bërë doktoreshë Hejli me pacientët. Ndërsa dëgjon regjistrimet, Trisia mëson për zinxhirin e tmerrshëm të ngjarjeve që çoi në zhdukjen misterioze të doktoreshës.Pas çdo kasete, zbulohet një fragment tronditës i mozaikut dhe rrjeti i gënjeshtrave shthuret dalëngadalë. Kur Trisia dëgjon kasetën e fundit, atë që zbulon krejt historinë tmerruese, do të jetë shumë vonë…

Nga shkrimtarja e bestsellerëve të New York Times vjen një triller I paparashikueshëm që të mban pezull e që të bën të pyesësh vazhdimisht: cila është e vërteta?

 

***

Kurrë mos gënje është trillim i përsosur për një roman! Më tërhoqi historia qysh në fillim dhe e lexova me një frymë deri në përfundimin tronditës. Shqetësues, përthithës dhe ankthsjellës, ky është romani që lexuesit do ta përpijnë pa u ngritur nga vendi.

Karen McQuestion, shkrimtare bestseller e The Moonlight Child.

 

Më tronditi! Kthesa e ngjarjeve në njëzet përqindëshin e fundit më la pa mend. M’u duk sikur e kisha kuptuar, por Freida të hedh me mjeshtëri ca thërrime që të çojnë në mendim të gabuar. Të duket se po e zbulon të vërtetën, kur je aq shumë larg prej saj. Prandaj, bëjini vetes tuaj një nder dhe lexojeni librin. Do të kënaqeni!

Kristine T.

 

Ishte libri i parë nga kjo shkrimtare dhe absolutisht që nuk do të jetë i fundit. Gjërat ecin aq shpejt dhe ty të vjen mendja përqark deri në faqen e fundit. Të paktën, kështu më ndodhi mua. sa herë që mendoja se e kisha kuptuar, zhgënjehesha kur vazhdoja leximin. Mbeta deri në fund duke bërë hamendësime të gabuara, por u kënaqa. Libër i shkruar kaq bukur! Hera-herës ulja librin që të përfytyroja skenat e të lëshoja britma habie për atë që ndodhte.

– Ash

 

Nuk më kujtohet sa kohë kishte që një triller nuk më rrëmbente kaq shumë. Kurrë mos gënje më mbajti zgjuar deri pas mesnate ngaqë doja të zbuloja çfarë kishte ndodhur në të vërtetë te ajo shtëpi plot të fshehta. Në fillim, mendova se kisha kuptuar gjithçka dhe u zhgënjeva që ngjarjet qenë aq të parashikueshme. Por, bum! Kthesa e fundit më ra si bombë, duke më përmbysur gjithçka. E mbarova librin për dy ditë (nuk kam lexuar ndonjëherë kaq shpejt) dhe e shtova zyrtarisht Freida McFadden në listën e shkrimtarëve që duhen lexuar. Për mua, ky është i pari libër që e vlerësoj me pesë yje, të cilat ai i meriton.

Belated Bookworm

—————————-

 

LOUISA MAY ALCOTT

GRATË E VOGLA RRITEN

ISBN 978-9928-00-801-5

384 faqe

Çmimi 1200 Lekë

 

***

Motrat Març tashmë e kanë kaluar pragun e fëmijërisë. Megi, Xhoi, Beti dhe Emi tani duhet të përballen me botën përtej strofkës së mbrojtur të shtëpisë, shfaqjeve teatrale në dhomën e ndenjjes dhe lidhjes së thellë që i bashkon. Është koha që secila të ndjekë rrugën e vet.

Megi, gjithmonë më romantikja e familjes, do të martohet vallë? Po shpirtrat e trazuara dhe e guximshmja Xhoi do të gjejë busullën orientuese dhe të shkëlqejë në letërsi? Ç’do të ndodhë me Betin, me pianon e saj, me shëndetin e brishtë? Po Emi, a e ka fituar tashmë urtësinë e moshës, apo do të ndjekë pasionin për artin dhe do të trazohet përsëri shpirtërisht?

Koha i ndryshon lidhjet. Dhe miqësitë mund të mos mbeten siç ishin dikur. Po Lori, ç’vend do të zërë në jetën e re të motrave? Jeta jashtë shtëpisë së familjes Març nuk do të jetë gjithmonë e lehtë. Mirëpo të mbështetura nga dashuria e ndërsjellë dhe nga miqtë e vjetër e të rinj, vajzat Març do të gjejnë forcën të zgjedhin rrugën e zemrës. Një vazhdim i lavdishëm i një klasiku që ka kapërcyer kufijtë e kohës, “Gratë e vogla rriten” i jep lexuesit kënaqësinë e rrallë të ndjekë heroinat e dashura në udhëtimin e tyre drejt pjekurisë dhe të zbulojë sfidat që i presin.

* * *

 

“Gratë e vogla rriten” vazhdon të jetë një libër i dashur në të gjithë botën, që nxit reflektim mbi vlerat familjare, miqësinë dhe zgjedhjet në jetë. Ky roman shpesh shihet si një shembull i hershëm i letërsisë feministe, sepse tregon se gratë mund të jenë të forta, të mençura dhe të pavarura. Është frymëzues për vajzat dhe gratë sepse inkurajon pavarësinë dhe ëndrrat personale. Libri përcjell mesazhe të forta për dashurinë, punën, durimin dhe qëndrueshmërinë, duke treguar se lumturia vjen nga mirësia dhe përkushtimi, jo nga pasuria. Përmes personazheve të saj – sidomos Xhoi Marçit, Megit, Emit dhe Betit – Alcott tregon rrugët e ndryshme që ndjekin gratë për të gjetur identitetin dhe lumturinë e tyre.

 

Libra të tjere

ROBERT LOUIS STEVENSON

ISHULLI I THESARIT

 

ISBN 978-9928-00-799-5

320 faqe

Çmimi 1000 Lekë

 

* **

Një aventurë e paharrueshme plot mister, guxim dhe tradhti!

Kur Xhim Houkins zbulon një hartë të vjetër thesari në hanin e babait të tij, ai përfshihet në një udhëtim të rrezikshëm drejt një ishulli të largët. Por në bordin e anijes fshihet një sekret: shumë prej shokëve të udhëtimit janë piratë që kërkojnë thesarin për vete. Midis stuhive, betejave dhe mashtrimeve, Xhimi duhet të tregojë trimëri dhe mençuri për të mbijetuar dhe për të zbuluar të vërtetën e fshehur në Ishullin e Thesarit.

* * *

Robert Louis Stevenson (1850-1894)

Romancier, eseist dhe poet skocez, është i njohur për romanet e tij të paharrueshme Ishulli i Thesarit, i rrëmbyeri dhe Rasti i Çuditshëm i doktor Xhekillit dhe zotit Haid. Me personazhe të gjalla, tregime të mbushura me imagjinatë dhe një stil që të tërheq pa pushim, veprat e tij shkojnë nga horrori gotik deri te romanca historike. Aventurat në det të hapur dhe thellësia psikologjike e veprave të tij kanë krijuar një trashëgimi të përjetshme, duke frymëzuar ende sot trillimet moderne dhe legjendat për piratë në kulturën popullore…

 

Elif Shafak

Në qiell ka lumenj

 

ISBN 978-9928-00-739-1

552 faqe

Çmimi 1400 Lekë

 

 

* * *

Kjo është historia e një poeme të humbur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta;
të gjitha të lidhura përmes një pike uji. Në rrënojat e qytetit Ninive të Mesopotamisë së Lashtë, prehen të fshehura në rërë copat e një poeme të harruar prej kohësh, “Epit të Gilgameshit”. Në Londrën e epokës viktoriane, buzë lumit të ndotur Tamiz, vjen në jetë një fëmijë i jashtëzakonshëm. Mundësia e vetme që ka Arturi për t’i shpëtuar varfërisë është kujtesa e tij e shkëlqyer. Kur kjo dhunti i siguron një vend pune si çirak në një shtypshkronjë, para Arturit hapet një botë e re përtej lagjes së varfër, e cila nisi me një libër, që e dërgoi matanë detit, “Ninive dhe rrënojat e tij”.
Në Turqinë e vitit 2014, Narina, një vajzë jazidi, që jeton buzë lumit Tigër, pret të pagëzohet me ujin e sjellë nga lugina e shenjtë e Lalishit në Irak. Ceremonia ndërpritet dhunshëm dhe, shumë shpejt, Narina me gjyshen i hyjnë një udhëtimi nëpër tokat e shkretuara nga lufta, me shpresën për të arritur në luginën e shenjtë te njerëzit e tyre.
Në Londër, në vitin 2018, Zelihaja zemërthyer, me profesion hidrologe, zhvendoset për të jetuar në një varkë-shtëpi në Tamiz për t’i shpëtuar prishjes së martesës. Zelihaja e gjen veten në një jetë pa dashuri dhe kuptim, derisa një lidhje e papritur me tokën e të parëve i ndryshon gjithçka.
Një rrëfim mahnitës nga një prej shkrimtareve më të mëdha të kohës sonë, libri “Në qiell ka lumenj” i Elif Shafakut është një roman i pasur dhe i rrëmbyer që përfshin shekuj, kontinente dhe kultura, të gjitha të ndërthurura nga lumenjtë, shiu dhe pikat e ujit.
“Uji mban mend. Njerëzit harrojnë”.

 

 

* * *

“Hapni vend për Elif Shafakun në bibliotekë. Hapni dhe një vend në zemër për të. Nuk do të pendoheni.”
Arundhati Roy
“Mahnitës, i mprehtë dhe i bukur. Një klasik modern.”
Peter Frankopan
“Romani i ri prekës i Shafakut e rrëmben lexuesin me rrjedhat e tij të mahnitshme.”
Robert Macfarlane
“Histori e gërshetuar bukur dhe dehëse.”
Tracy Chevalier
“I guximshëm, tërheqës, i bukur dhe plot mençuri.”
Katie Kitamura
“Në këtë roman madhështor si vetë lumi, uji është poezia, uji është kujtesa.”
Safiya Sinclair
“Një udhëtim mahnitës nga thurësja më e mprehtë e rrëfimeve.”
Philippe Sands
“I shkëlqyer, i gjallë dhe i pakohë, si vetë lumenjtë.”
Philippa Gregory
“Letërsi e shkallës më të lartë.”
Nadifa Mohamed…