Pas aferës 430 milionë euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, qeveria po hap një skemë të re edhe më korruptive për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2026.
Në vend që të ndërtojë zgjidhje lokale, qeveria ka vendosur që gjithë Shqipëria të derdhë mbeturinat vetëm në 4 venddepozitime:
Shkodra – që do të marrë mbeturinat e më shumë se gjysmës së vendit:
Nga veriu e qendra: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Pukë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Vau i Dejës
Nga qarku Elbasan: Elbasan, Librazhd, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas, Gramsh
Nga qarku Fier: Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë, Mallakastër
Tirana – për Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak, Kavajë
Gjirokastra – për gjithë jugun e vendit
Korça – për qarkun juglindor
Shkodra po kthehet nga qyteti i kulturës në “Hamburgun e mbeturinave të Shqipërisë”!
Mbetjet do të transportohen me qindra kilometra, dhe kostoja do të rritet 4-5 herë.
Faturën s’e paguan qeveria, por qytetarët dhe bizneset, përmes rritjes së tarifave të pastrimit.
Pas aferës së inceneratorëve, qeveria po hap një skemë të re korrupsioni, më të fshehtë, më të shtrenjtë dhe më të dëmshme për çdo familje shqiptare.





















