“One Direction” të preferuarit e Ritës dhe Minaj për bashkëpunim

363
Nicki Minaj e ka pranuar se do të dëshironte të bashkëpunojë me djelmoshat e grupit “One Direction”, sepse mendon që ata janë shumë simpatikë. “Do të më pëlqente të punoja me grupin ‘One Direction’. Dua të them, pse të mos e bëj këtë? Ata janë shumë të lezetshëm”, ka thënë Nicki për The Sun, përcjell emisioni Express Summer.
Gjasat që një bashkëpunim i tillë të ndodhë në një të ardhme të afërt janë të mëdha, duke qenë se anëtarët e bendit të njohur vitin e kaluar e kanë pranuar se ju pëlqen shumë muzika e Nicki Minaj. Pas fitimit të çmimit “BET” në kategorinë “Artistja më e mirë e Hip Hopit” për të gjashtin vit me radhë, Nicki ka deklaruar se tashti po shpreson të performojë në festivalit Glastonbury, duke i ndjekur hapat e yjeve të tillë si Jay Z, Beyonce dhe Kanye West.
E kur jemi te bashkëpunimi me grupin “One Direction”, edhe një tjetër këngëtare ka shprehur dëshirë të bashkëpunojë me një prej ish-anëtarëve të këtij bendi. Ajo është bukuroshja kosovare, Rita Ora, e cila ka deklaruar se nuk do ta refuzonte ftesën për bashkëpunim nga Zayn Malik. Ky i fundit ka pak kohë që është larguar nga grupi i përbërë tashmë nga Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.
Rita, e cila sapo e ka lansuar albumin e dytë të incizuar në studio, ka deklaruar që do të pranonte të bashkëpunojë me 21- vjeçarin Zyan, nëse kënga do të ishte e duhura.
Sigal