Montoya: Duhej të largohesha, por shpresoj të kthehem te Barca

469
Martin Montoya ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër, pos të largohej nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar. Mbrojtësi i krahut është huazuar për dy vite te Interi që e ka edhe opsionin e blerjes, ndërsa nënshkrimi formal do të ndodhë pas testeve mjekësore që janë paraparë për ditën e mërkurë.
“Jam i pikëlluar që po largohem, por Luis Enrique më tha se nuk do të mbështetej tek unë. Doja të largohem në janar, por nuk kisha leje, për shkak të ndalesës së transferimeve. Jam i huazuar për dy vite, shpresoj të kthehem. 
E kuptova se duhej të largohem kur mësova se klubi ia rinovoi kontratën Dani Alvesit dhe e transferoi Aleix Vidalin”, ka deklaruar Montoya për Mundo Deportivo.
Sigal