Nesër do të lexoni/ Nga suksesi në sukses, producenti Izet Morina me filmin e ri, “Aktorët e Kanës”

975
Intervistë me Producentin Izet Morina, Drejtor Ekzekutiv i N.Sh. “Plisi Film” 
Bisedoi: Ermira Babamusta, New York 
Producenti dhe ekonomisti i njohur Izet Morina ka lindur në Rahovec në 1986. Shkollën e mesme e ka kryer në Ratkoc, ndërsa në vitin 2011 ai kreu studimet e larta te Fakulteti Ekonomik i AAB-së, dega “Menaxhment dhe Informatikë” në Prishtinë. Tani ndjek dy master, “Manaxhment dhe Informatikë” te Kolegji i Biznesit në Kosovë dhe është i regjistruar për masterin e dytë dega “Administrim Publik dhe Diplomaci” tek Kolegji AAB. Është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv (CEO) i shtëpisë filmike N.Sh. “Plisi Film” (www.plisifilm.info). 
Në vitin 2012 Izet Morina themeloi në Prizren shtëpinë e njohur filmike “Plisi Film” bashkë me regjisorin dhe skenaristin vizionar Mentor Spahiu. Nëpërmjet shtëpisë së tyre filmike “Plisi Film” ato kanë prodhuar disa filma dhe dokumentarë, që kanë pasur sukses ndërkombëtar. Producenti Izet Morina njihet për filmat “The War”, “Tanku në Oborrin Tim” dhe “Toka e Zotit”, të cilët janë pranuar zyrtarisht në mbi 30 festivale ndërkombëtare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Nju York, Itali, Angli, Austri, Francë, Gjermani, Suedi, Indi, Barcelonë, Australi, Norvegji, Turqi, Tajvan, Maltë etj. 
“Tanku në Oborrin Tim” është fitues i çmimit “Media Award” në Shqipëri, ndërsa filmi “The War” mori nominimin “Filmi më i mirë” në Itali. Filmi “Toka e Zotit” (God’s Land) bën fjalë për dy familje shqiptare në hasmëri, të cilët nuk pajtohen për punën e tokës. Në rolet kryesore luajnë aktorët e talentuar: Xhevat Qorraj, Mehdi Popaj dhe Avdulla Gjikoka. Filmi “Toka e Zotit” është produksion i “Plisi Film” dhe “Iliria Film”, me regji nga Mentor Spahiu, skenar Luan Kryeziu, producent Izet Morina, DP Besfort Malsiu dhe Lulzim Islami, editimi Dibran Kryeziu. Një tjetër film që korri sukses të madh titullohet “The War” (2014), me aktor kryesor Erian Morina, me producent Izet Morina, me regji dhe skenar nga Mentor Spahiu, produksion i “Plisi Film” dhe “Gegnia Film”. Filmi trajton temën e pasluftës dhe përshkruan revoltën e fëmijëve përballë pasojave të luftës. Filmi “The War” është pranuar edhe në Bullgari, në Spanjë, si edhe në garën për Filmin Më të Mirë të metrazhit të shkurtër në festivalin “PiGrecoZen Film Festival” në Itali. Filmi tjetër me producent Izet Morina që pati sukses të bujshëm titullohet “Tanku në oborrin tim” (2014, Tank On My Yard). Në këtë film luajnë aktorët e njohur, si: Selman Lokaj, Fatime Llugiqi, Selami Taraku, Rabije Kryeziu, Alban Qela, Molika Maxhuni, Donika Ahmeti, Elirjeta Morina, Endrit Spahiu dhe Leonita Spahiu. Filmi bën fjalë për familjen e një dëshmori dhe përkujtimi i tij me tankun si lapidar. “Tanku në oborrin tim” është realizuar nga produksioni “Plisi Film” dhe “Gegnia Film”, regji dhe skenari nga Mentor Spahiu, DP Bujar Zeqiri dhe Fisnik Muji, montazhi nga Durim Kryeziu. Muzika e filmit është punuar nga Hajrullah Syla, me post-produksion nga Arian Rogova “GalaxyPictures” dhe organizator Besmir Spahiu. Momentalisht producenti Izet Morina po merret me filmin e ri dokumentar me metrazh të gjatë me titull “Aktorët e Kanës” (Actors of Cannes), me skenar dhe regji nga Mentor Spahiu, me produksion Plisi Film dhe DP Isak Duraku. Filmi flet për helmimin e nxënësve dhe të rinjve shqiptarë në Kosovë nga Serbia, në fillim të viteve ’90. Filmi po xhirohet në Kosovë, Francë dhe në Kroaci. 
Cili është filmi apo projekti i rradhës? Për çfarë bën fjalë ai?
Aktualisht po punojmë në filmin e metrazhit të gjatë, “Aktorët e Kanës”. Skenarin dhe regjinë e ka bërë Mentor Spahiu. Filmi flet për helmimin e nxënësve dhe të rinjve shqiptarë në Kosovë në fillim të viteve ’90. Materialet dhe burimet e shfrytëzuara të këtij filmi do të japin një pasqyrë më të qartë të asaj që ka ndodhur në të vërtetë në atë kohë në Kosovë, ku ishin aplikuar masat e dhunshme të Serbisë në të gjitha fushat e jetës tek ne. Besojmë se filmi do të realizohet në nivel të lartë artistik dhe do të pritet mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika e filmit.
Flisni për realizimin e projektit, ku po xhirohet?
Filmi po të realizohet në Kosovë, Francë dhe në Kroaci. Deri tani kemi kryer disa intervista të rëndësishme me mjekët francezë dhe shqiptarë që dhanë ndihmën e shpejtë në kohën e helmimeve masive dhe që kanë verifikuar përdorimin e helmit ushtarak “Sarin”.
Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si producent filmash?
Ndonëse kam studiuar për ekonomi, lidhja ime me filmin ka qenë e rastësishme. Duke dashur të ndihmoj një mikun tim, student në Fakultetin e Arteve në degën e regjisë, u futa krejt pa dashje në film. Puna në këtë profesion filloi të më japë kënaqësi dhe e pranova si sfidë personale. Dëshira për t’u marrë me këtë degë të artit sa vjen e rritet dhe kam nisur të ndjehem mirë. Krijimtaria artistike më nxit për të menduar dhe krijuar….


Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal