Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Akademik Anastas Angjeli: Kolos i kulturës dhe letrave shqipe

39
President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare. Ai është shprehur se u shua një penë e artë e letërsisë dhe dijes, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes.
“Me hidhërim të thellë, mësova sot ndarjen nga jeta të kolosit të kulturës dhe letrave shqipe, një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor, Ismail Kadare. Në dhjetor, ne patëm nderin ta mirëprisnim në një ligjeratë të jashtëzakonshme në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (mbase e fundit që ka pasur) dhe vështirë se do të më hiqet nga memoria veç të tjerash fjalia e tij, se çdo shkrimtar ka rrugëtimin e tij, i cili i ngjan një ecjeje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë, disa herë i hidhëruar nga mosnjohja. “Ka shumë dritë në këtë mjedis akadmik dhe në çdo takim të tillë, diçka rritet në ndërgjegjien tënde. Diçka të ndryshon, diçka transformohet”, tha atë ditë Kadare. Sot me mirënjohjen e madhe për atë çka i ka dhënë lëtërsisë dhe dijes, me dhimbje që u shua një penë e artë, do doja t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe i madhi Kadare! Veprën tënde do ta njohin e duan edhe shumë breza të tjerë
…………….
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ndjehet i nderuar për i akordimin e titullit “Doctor Honoris Causa” Akademik Ismail Kadare, me motivacionin: “Shkrimtari më i shquar shqiptar i shekullit XX, përfaqësuesi më I njohur i letërsisë shqipe në Botë, fenomen europian i cilësisë intelektuale, promovues i vlerave më të larta etnodalluese shqiptare, protagonist i zhvillimeve më të rëndësishme intelektuale shqiptare, ballkanike dhe europiane”.
Sigal