Minierë online në jug të Afrikës

589
Një minierë diamantesh në Botswana do të ofrohet për shitje në një ankand online.Likujduesit e saj dështuan të siguronin një ofertë të suksesshme, duke bërë që tani të ofojnë këtë undësi ankandi. Ofertat online për minierën e diamanteve ‘Lerala’ hapen në orën 5 pasdite më 24 Maj dhe mbyllen në orën 2 pasdite më 30 Maj. Lerala, e cila zotërohet nga kompania me bazë në Sidnej, Australi, “Kimberley Diamonds Ltd.”, u vendos nën menaxhim nga shteti në qershorin e vitit të kaluar, për shkak të shitjeve të dobëta dhe kostove të larta operuese.
Në ofertë janë pesë tunele me kimberlit, një lloj guri që përmban diamante, të cilat variojnë nga 0.16 hektarë deri në 2.35 hektarë. Gjithashtu për shitje janë të drejtat e gërmimit, një impiant që proceson 200 ton/orë, një gjenerator nafte 4.2 megawatt, si dhe asete të tjera. Ofertuesit duhet të bëjnë edhe një depozitë të rimbursueshme prej 509 mijë dollarë amerikanë. Miniera llogaritet të ketë rezerva prej 5 milionë tonësh, me një shkallë prej 31 karatësh për çdo 100 ton.
‘Lerala’ prodhoi rreth 59 mijë karatë në vit deri në momentin e mbylljes së saj. Krahasuar me sasinë e synuar prej 357 mijë karatësh në vit për një periudhë 7-vjeçare, kjo tregon menaxhimin e dobët të saj.
Sigal