“Milky Milky Milk Tour”, Miley Cyrus më shumë se provokative

568
Miley Cyrus është e njohur tashmë si një ndër artistet më provokative, duke lënë pas edhe Madonnën, por këngëtarja nuk rresht së surprizuari.
Ylli i muzikës pop e cila ka nisur turin e saj muzikor të titulluar “Milky Milky Milk Tour” është shfaqur më provokative se kurrë më parë, kur vendosi të performonte pothuajse nudo në skenën e Teatrit Riviera në Chicago.
Balona me ngjyra, ëmbëlsira me shumicë, ikona me buzëqeshje, flamuj të paqes dhe paruke fluoreshënte ngjyrë vjollcë janë bërë pjesë e perfomancave të këngëtares. Por sigurisht ajo që bie në sy është zhveshja e saj dhe veshja e simboleve provokative.
Turi, që po cilësohet i ekzagjeruar, do të zhvillohet për rreth një muaj në SHBA dhe Kanada dhe promovon albumin “Miley Cyrus & Her Dead Petz”. Por nëse gjatë këtij muaji ka pasur artistë që i kanë anulluar koncertet pas ngjarjeve terroriste në Paris, Miley nuk bën pjesë në këtë grup.
Popstarja vijon me “provokimet” e saj ashtu siç ka bërë gjithnjë.
22-vjeçarja vitin e shkuar ajo krijoi zhurmë të madhe teksa gjatë turit të saj koncertor kërcente në mënyrë tepër provokuese me balerinët në skenë dhe ftonte herë pas here publikun të tymoste marijuanë bashkë me të.



Sigal