Mendime nga neurokirurgu anglez Henry Marsh

638
“Vetëdija, emocionet dhe mendimet tona, dashuria për të tjerët, shpresat dhe ambiciet tona, urrejtja dhe frika, të gjitha vdesin kur truri ynë vdes.”
. “…i terrorizojmë pacietët e shkretë me listën e gjatë të komplikacioneve thuajse të panumërta, deri vdekjen.”
. “Kirurgët e kanë të vështirë t’ia pranojnë gabimet vetes dhe të tjerëve dhe i kanë të gjitha mjetet për t’i fshehur gabimet e tyre dhe ta hedhin fajin gjetkë.”
. “Atij që punon me çekiç, thuhet, se çdo gjë i duket gozhdë. Kur kirurgët shohin skanerin e trurit, ata shohin gjëra që mendojnë se kanë nevojë për kirurgji.”
. “Edhen një herë e ndjeva urrejtjen time të thellë për spitalet me atë arkitekturë shpërfillëse dhe pa gjallëri, brenda mureve të të cilit luhet teatri i vuajtjeve njerëzore.”
. “Sa më shumë mendoja për të kaluarën, aq më shumë gabime dilnin në sipërfaqe si metani helmues në një pellg me ujë të ndenjur.”
. “Më gëzon fakti se prakticiteti dhe mirësjellja nuk u ka ikur plotësisht ende infermiereve tona.”
. “Kur operacioni shkon mirë, kirurgu është hero, por, kur ai dështon, atëherë është i poshtër.”
. “Armiku i së mirës është të kërkosh më të mirën.”
.”…suksesi dhe dështimi janë shpesh jashtë kontrollit të mjekut.”
. “Të afërmit e shqetësuar dhe të inatosur janë një barrë e rëndë që mjekët duhet ta mbajnë mbi supe…”
. “…Dashuria është e pakufizuar.”
Përgatiti Izet S. Çulli
Sigal