Lajme të bujshme në merkato, Ronaldo ikën javën e ardhshme

624
Kur duhet edhe një javë nga mbyllja e merkatos në Europë, në median botërore shfaqen tituj po turbullojnë opinionin. Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid brenda javës së ardhshme.
Ndërsa e përditshmja angleze The Sun shkruan se babai i Lionel Messit dhe drejtuesit e Manchester City po planifikojnë lëvizjen e yllit të Barcelonës drejt Anglisë.
Ndërsa Daily Mirror thotë se Inter po përgatit një ofertë marramendëse për mbrojtësin e arsenalit, Shkodran Mustafi.
Ndërkohë që raportohet se Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me PSG për Angel Di Maria, klubi francez po interesohet për portierin e Napolit Pepe Reina.
Sigal