Zjarr i madh në Martanesh, rrezikohen banorët

549
Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin e rënë në një ndërtesë në këtë qytet.
Zjarri ka rënë në lagjen nr 9 në Korçë, në një ndërtesë katër katëshe në pronësi të M.N.
Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikësja, si edhe shërbimet e Emergjencave Civile. Nga të dhënat paraprake rezulton se dëme në njerëz nuk ka.
Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit, pasi nga flakët, rrezikohet edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me ndërtesën e mësipërme. Shkak paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Sigal