Mark Topollaj/ A është e drejtë se vetëm politikanë, hajdutë e vrasës duhet ta shijojnë jetën?

516
Kam gjashtë vjet që më dhunojmë me heshtjen dhe më diskriminojnë me padrejtësitë. Politika Shqiptare masakrën ndaj klerit katolik dhe zhvillimin e artit e quajnë një të vërtetë të harruar. Unë si skenarist dhe kino-regjisor kërkoj të zbuloj nëpërmjet artit të kinematografisë hekurat e ndryshkura që mbajnë ende lidhur skeletet e nëndheshme të klerit katolik. Janë skelete pa varre të cilat mendojnë e flasin përsëri. Në skenarët e mi të shumtë, por të pa prezantuar, zgjodha skenarin At Giuseppe Valentini “Italian” Valentini ishte një euridit dhe një Albanalog me famë botërore. Ishte i dënuar me vdekje nga komunizmi.
Ky gjeni
Ky gjeni i letrave ka shkruar mbi 60 volume për Shqipërinë. Kryevepra e tij është Acte Albania – Veneto e përbërë nga 25 volume. Skenari u aprovua në Shqipëri gjashtë vjet më parë dhe më vonë në Itali “Regjione Veneto”, të cilët afruan një kontribut financiar për xhirimet në Itali. Qeveritë Shqiptare post komuniste e kanë pezulluar financimin megjithëse është e kundraligjshme. Neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë: Një e drejtë e dhwnë me ligj nuk mund të cenohet. Këta politikanë pervers ligjet i bëjnë për ti treguar Europës se ne jemi servilë permanent, kurse për popullin përdorin heshtjen, një heshtje e dhunshme si një melodi vdekje. Mohimi i të drejtës së autorit të aprovuar me ligj, quhet një akt politik dhe dhunim i vazhdueshëm i kockave të nëndheshme të katolikëve shqiptarë. Kjo politikë perverse duhet ta pranoj se mohimi i të drejtës së autorit quhet një akt demonian që nuk ka shembull në rruzullin tokësor. Katolikët i bënë thirrje kujtesës dhe falë kulturës së tyre krijuan etikën e sentimentit popullor që e bënë të denjë Shqipërinë për me pas një vend të veçantë etnik në gjirin e kombeve të Europës. Po të ishte për ju zotëroj politikash, do të hipotekoni vilat e ndërtuara me parat e vjedhura në protektoratin e Erdoganit. Komiteti Europian ka përsëritur në mënyrë konstante të dënohet komunizmi sepse kjo utopi në Europë ka prodhuar shi gjaku kurse në Shqipëri ka kohë që nuk janë dëgjuar kambanat e kishave.
“Revolta” ne burgun famëkeq të Spaçit
Unë i ngacmuar nga pushkët vrastare të komunizmit që lanë gjurmë të përgjakura në djepin e kulturës Shqiptare shkrova skenarin për film artistik me metrazhë të gjatë “Revolta” ne burgun famëkeq të Spaçit (Shqipëri). Ky skenar u aprovua dhe gjeti mbështetjen financiare në Itali dhe në Hollandë. Kompania filmike Italiane “Cinema International Communication” me përfaqsues zotin Giuseppe Colombo erdhi në Shqipëri për të filluar xhirimet. Por fondamentalizmi Aziatik ka gjashtë vjet që më pengon sepse nuk duam të prezantojnë një të keqe të uritur. Kjo e keqe e uritur është burimi i arsyes së krimit. 
E nderuar Federica Mogherini!
E nderuar Federica Mogherini, toka Shqiptare është e përbërë nga një baltë e shkyer, sepse etërit po varrosin fëmijët e tyre. Po na humb bukuria e sentimentit kombëtar. Po na sundon paraja e marrë pa meritë. Politika paranë e konsideron freskinë e demokracisë elitare kurse populli sheh dhunimin e ambicies dhe përbuzjen. Nga ky vështrim historik del në mënyrë të logjikshme përpjekjet qe ka bërë kleri katolik për Shqipërinë. Zerzevulët e politikës nuk duan të prezantojnë këto përpjekje titanike për të përkundur edhe njëherë djepin e kulturës jashtë tendencave Aziatike ballkanike.

Korifenjtë e racës
Duhet të themi në mënyra të vazhdueshme se korifenjtë e racës krijuan bazën e gjenezës shqiptare duke e zgjedhur rrugën më të vështirë, strategjinë e betejave. Në kohën e kryqëzimit të mendimit kombëtar katolikët farkëtuan, çelësin e inteligjencës. Të përgatitur me një kultura të gjerë në Universitetet Europiane pa e njohur aspak frikën filluan të shërbejnë në gjuhën e nënës kulturës fetare. Turqia na e kishte mohuar gjuhën, ndjenjën e qytetarisë dhe të vetëdijes politike. Por e keqja s’po na largohet. Dhuna komuniste e lau me gjak Shqipërinë. Më shumë e pësuan Shkodra e Mirdita në përgjithësi katolikë. Ky sistem na la një pjellë politikanësh hajdutë e vrasës të cilët vazhdojnë të shkelin me këmbë kolonën vertebrale të kombit. Po na helmojnë ndërgjegjen. Tek ne fati i njeriut është sa dramatik aq edhe tragjik. A është e drejtë se vetëm politikanë hajdutë e vrasës duhet ta shijojnë jetën? Po të kundërshtosh përdorin dhunën si mjet bindje. Teknikën e dialogut e kanë banale. Të ndershmit vuajnë fajet e tradhtarëve.
Erdogan dhe Skënderbeu
Përballë “sulltanit” të Turqisë Erdogan mohojnë dhe heroin e kombit, Skënderbeut. Varfëria ka trokitur në çdo derë. Prindërit ngrihen pa u larguar terri i natës e nën zë dëgjojnë fëmijët e përgjumur që kërkojnë bukë. Është e dhimbshme të shohësh fëmijën e sëmurë pa ngrohje dhe vetëm drita e hënës i sheh nëpër të çarat e shtëpisë. Kjo qeveri ku e gjeti gjithë këtë urrejtje dhe përbuzje për popullin e vet. Tradhtarët që janë ulur në faltoren e parlamentit, heshtin sepse heshtja është flori. Kurse plastelinat politike komentojnë me paaftësinë e tyre mendimet e dhunuesve pervers. Shpirti i Gjeniut të Kombit At Gjergj Fishta del nga varri me një mallkim “Mjerë ju o shpirtra të këqij” dhe fortë i mërzitur largohet mbi valët e zymta të detit të trazuar. Në fushat e errëta të politikës toka lot e gjëmë po lëshon, muzika është fërshëllima e erës që mundohet të largojë mjegullën e vdekjes. Historia e djeshme është historia e sotme vetëm se janë zgjatur hijet. Varfëria ekstreme i detyron të rinjtë të lëvizin si tymi i drurëve të pyllit në drejtim të paditur. Shqiptarë përgjaken çdo ditë. Gjaku bie përdhe e përlyhet me baltë e bëhet gjellë e krimbave të majmë. Në qoftë se mpaket ujë e gjaku derdhet atëherë kombi shuhet. Por në vazhdimësi populli ka ndjekur mësimet e intelektualëve për rigjenerim. Ata krijuan mendimin vertikal duke zgjedhur temën e historisë kombëtare të cilët e gdhendën në timpanin e kohës për të ju drejtuar drejtësisë së universit.

Të gjithë e dimë se politika shqiptare ka një krizë të rëndë depresive. 
Në politikën e jashtme luaj rolin e servilit, në politikën e brendshme imitojnë Robespierin. Kurse shtëpitë e varfra të katolikëve ku jetonin njerëzit e lodhura nga dhunimet komuniste i lanë në mëshirën e fatit. Kjo atmosferë e varfërisë është një mikrokozmos ku ka lëshuar rreze ndriçime historisë dhe rruga kombëtare mori kuptimin e vet. Këto qenie të varfra me dhimbje e me duar të kryqëzuara shtrëngojnë fort erën e freskët të tokës dhe dalëngadalë hapin krahët dhe e lënë të kalojnë bashkë me erën lumturia e urrejtja. Zarzopët e politikës në faltoren e parlamentit bëhen figura konveciale dhe lëshojnë fjalë violente e të grushtojnë me forcën e putrës së ariut. Këtu është shkaku që kjo tokë po vjell fëmijët e vet. Menjëherë bëhet lidhja e teorisë filozofike me vërtetësinë e varfërisë ekstreme. Një shtet i korruptuar sfidon çdo lloj shoqërie e njerëzore dhe mbron interpretimin e së keqes. Politikanët tanë si trashëgimtarë të ideve komuniste nuk mund të jetojnë pa represion sepse kanë trashëguar një shpirt barbar me një prapambetje tribal.
E nderuara Federica Mogherini!
E nderuara Federica Mogherini, katolikët shqiptarë i kanë dhënë njerëzimit tre figura gjigande e të pa zëvendësueshëm. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Atleti i kristianizmit , gjenerali më i madh i të gjitha kohërave. Nënë Tereza, flladi i Jerusalemit qiellor, gati i personifikimi i Jezu Krishtit mbi tokë. At Gjergj Fishta, bir i polemit Shqiptar me nje personalitet të papërsëritshëm, i cili zbuloi në botën e artit sekretin e fuqisë epike. Bota e njeh si Homeri i Ri. E nderuara Federica Mogherini e gjitha kjo ka ndodhur sepse unë kam kritikuar në organet e shtypit korrupsionin vrastar dhe problem interkulturor serbo-aziatik. Mohohet fjala e lirë, e drejta e autorit dhunohet. Mohimi i të drejtës së autorit është një akt politik i një xhesti Demonian. Skenarët e mi të aprovuar në tre shtete trajtojnë temën e violencës komuniste dhe dënojnë idenë e trurit gjakatar. Kjo është arsyeja që mora iniciativën për të shkruar këtë letër e për ti thënë Vatikantit dhe Europës se toleranca fetare në Shqipëri është një slogan servil në fushatën e zgjedhjeve. 
Sigal