Ketlin Pjalmi: “Thonë se, dashuria është më e shtrenjtë se sa jeta”

793
Sigal

PERSONAZH/ Flet këngëtarja dhe moderatorja Ketlin Pjalmi: Sivjet lejlaja e bluja janë në modë

Një këngëtare dhe moderatore tipike shkodrane, e zgjuar, plot projekte, e cila ecën me rimtin e kohës. Nuk është xheloze për askënd pasi prirjet dhe arritjet janë individuale dhe sado të jesh xheloze për të, asgjë nuk merr nga fama e tjetrit. Këndon dhe moderon, por disa herë i kanë propozuar dhe për sete fotografike.

 Ju jeni këngëtare, moderuese, por shumë thonë se mund të konkurroni si modele. Mos vallë gaboj se keni bërë dhe sete fotografike si modele?

 Po, unë në të vërtetë jam këngëtare dhe ndjehem vërtet e lumtur kur konsiderohem si modele. Moderimi është një tjetër dhunti e imja, por modele nuk mund të quhem pse kam bërë ca sete fotografike. Këto profesione janë të bukura, publike, pro që duan shumë impenjim dhe kujdes. Njëherë po gabove zor se e merr veten. Këto janë të metat e të qenit publik.

-Ku do t’i bëni pushimet verore?

Në Shqipëri, Velipojë, është vend idealja për mua. Aty relaksohem nga rëra, deti blu.

 Çfarë emisioni moderoni tani në televizionin “Tv1 channel” në Shkodër?

Emisionin n’Pedonale një emision që për mua ka shikueshmëri. Një emision që më ngacmon dhe më motivon tërë kohën. Ka të përbashkëta dhe të veçanta me këngën, por për mua disa herë është nxitësi kryesor edhe për muzikën, për vetë larmishmërinë e tij.

Çfarë libri keni menduar të lexoni këtë verë në plazh?

Do përfundoj librin e Anila Kalleshit si fillim pasi mendoj se është domosdoshmëri për çdo femër të ketë ca njohuri për mirë ushqyerjen. Pas tij do shoh se çfarë libri është hedhur në treg.

Ndonjë version interesant.

Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

Do doja Rio de Zhaneron, pasi vdes për vendet ‘caliente’ me diell, det, njerëz të nxehtë, samba etj..

 -Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë? –

Varet te trendet pasi moda ndryshon çdo vit, por sivjet lejlaja e bluja janë në modë kështu që besoj se këto ngjyra do më shoqërojnë gjithë verën.

Cili është ushqimi i preferuar, frutat apo pija e preferuar gjatë verës?

Ujiii, absolutisht. Me alkoolin nuk kam marrëdhënie fort miqësore… (qesh). Pijet me gaz më shëndoshin kështu që më shëndetshëm se uji, s’ka ..

 E ndjen veten mirë në verë, në pikun e vapës?

 Unë thuajse s’kam vapë kurrë, përshtatem me çdo lloj stine. Pastaj vera është stina ime e preferuar, stina, e cila më jep më shumë forcë.

-Pra stina e verës është më e preferuara?

Po, vera, ka mundësi argëtimi më të shumta, ka më gjallëri, më jetë, lëvizje, hapësirë. Dimri të mbyll brenda.

 Me se të pëlqen të udhëtosh më shumë me makinë apo me aeroplan?

Me aeroplan pasi s’dua të humbas kohë. Kështu e tw shijoj çdo moment të stinës.

– A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Jo, më pëlqen të kem gjithmonë shoqëri të mirë me vete. Vetmia më bën të plogësht.

 – Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Periudha më e gjatë ka qenë 1 muaj e gjysmë, por kam qëndruar larg shtëpisë, por jo larg familjes, pasi ato janë gjithmonë me mua.

 – Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

Varet sipas rastit. Më pëlqen çdo lloj shoqërie e mirë, vetëm të mos jem vetëm.

 – Çfarë sporti ushtroni në plazh?

Notin. Më pëlqen uji i kripur, jodi, era e detit. Ka një gjë magjike uji i kripur në trup.

 – Sa kohë qëndroni në diell?

Shumë pak, pasi nxihem shumë dhe nuk e kam të nevojshme të piqem në diell, si mishi në hell… (qesh). Më pëlqen dielli në plazh, por jo pa çadër apo shezlong.

– Kur zgjoheni në mëngjes?

Varet nga ora kur kam fjetur, por më pëlqen të fle në mëngjes.

 -Cili është ushqimi i mëngjesit?

“Kornflex” me qumësht. Qumështin nuk e ndaj në mëngjes, më jep qetësi dhe frymëmarrje.

 – Sa kohë zgjasin pushimet e verës?

Ketlini nuk ka asgjë të përcaktuar.

 -Po turizmin malor a e frekuentoni?

Jo, them të drejtën nuk më tërheq.

 Në shëtitje ecni me këpucë apo me sandale?

Sandalet janë më verore e më higjienike për mendimin tim.

 -A e ndërroni stilin e jetës në verë?

Padiskutim që ndryshon stili jetesës në verë, oraret, vendet që frekuentojmë, koha që kemi në dispozicion.

 Në plazh shtrihesh në rërë apo në çarçaf?

Shezlong. Ndihem më rehat dhe më pastër.

 -A ke të dashur dhe si e mendon princin e kaltër?

Jo, nuk kam të dashur, por jam shumë e dashuruar me artin dhe gjërat e bukura. Thonë se: Dashuria është më e shtrenjtë se sa jeta.

 Keni menduar për plazh nudo?

As e çoj në mend. Në këtë drejtim jam shumë tradicionale.

 A është fanatike Shkodra?

Nuk kam target të përgjigjem për gjithë Shkodrën pasi nuk futen gjithë në një thes, por mund të them qw familja ime nuk është aspak fanatike, madje, përkundrazi kjo më bën mua të kem një adoleshencë shumë të lumtur .

Keni menduar të merreni me politikë?

Për mendimin tim arti dhe politika janë dy vija paralele që nuk takohen

Jeni xheloze me shoqet?

Aspak, pasi secila ka jetën e vetë, nivelin e vet, hobet e veta. Dielli lind për të gjithë.

-Sa ka ndikuar nëna juaj në këtë profesion?

Mami pa diskutim ka ndikuar pas vendimit tim që të isha pjesë e artit, mund të them që çdo arritje e imja është falë saj. Përkujdesja e saj për mua ka arritur deri në pikën, ku ajo la karrierën e saj që t’i përkushtohej totalisht times.

  -Cilat janë planet këtë periudhë?

Pas një periudhe goxha të ngjeshur me angazhimet e mia si në shkollë në prezantim ashtu dhe muzikë po pretendoj që të bwj pak pushime dhe si çdo vit te nis një tur koncertesh në Itali

 -Kur je ndjerë më keq në skenë?

Jam munduar të shijoj çdo dalje timen në skenë nuk kujtoj momente të sikletshme.

 Kur ka qenë dita juaj më e keqe në jetë?

Aksidenti i gjyshes time dhe pritja ankthioze që ajo të dilte nga koma ishte padyshim dita më e keqe e jetës time.

 -Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e këngëtare ultra?

Gënjej nëse them se pamja fizike për mua si Ketlin nuk ka rëndësi, por fakti që i jam përkushtuar artit e jo konkurseve të bukurisë më bën të vlerësohem me tepër për arritjet e mia si këngëtare.

 -Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?

Të jem femër e suksesshme në jetë pse jo të kem një karrierë apo profesion të nderuar dhe të kem njw familje të shëndoshë, besoj se është dëshira e të gjithëve jo veç e imja …