Katy Perry, femra më e paguar në muzikë sipas “Forbes”

499
Edhe pse mendonim se këtë vit do të ishte Taylor Swift ajo që do të triumfonte, përsëri Katy Perry ka arritur të renditet e para në listën e femrave më të paguara në industrine e muzikës. Sipas një raporti të ri të prestigjozes “Forbes”, Perry ka fituar përgjatë këtij viti plot 135 milionë dollarë. Një shifër kjo e arritur falë turneut “Prismatic World” i përbërë nga 126 koncerte, me vlerë fitimi 2 milionë dollarë secili. Pa harruar kontratat e majme si imazh kryesor me firmat e njohura kozmetike; Covergirl, Claire’s dhe Coty. Ndërkohë Taylor Swift është renditur e dyta me 80 milionë, në vend të katërt Lady Gaga me 59 milionë dhe Beyonce në vend të pestë me 54.5 milionë dollarë!!
Sigal