Jennifer Aniston për herë të parë në publik pas martesës së fshehtë, tregon unazën

533
Nëse ndokush kishte ende ndonjë dyshim, ja edhe prova përfundimtare: Jennifer Aniston është shfaqur në premierën e filmit “She’s funny that way”, në Los Angeles, në të parën dalje publike që pas martesës së saj sekrete me të fejuarin Justin Theroux, ku binte në sy një unazë e ndritshme martese në gisht.
Lajmi se biondja mjaft e dashur e Hollivudit dhe i fejuari i saj, Justin Theroux ishin martuar në fshehtësi të plotë më 5 gusht, ishte raportuar nga revistat prestigjioze, si “People” dhe “Us Weekly” dhe tashmë është vërtetuar më së miri nga unaza që ylli i ‘Friends’ mbante në gisht.
Sigal