Ja si të zgjeroni këpucët e ngushta, të cilat ju vrasin këmbët

513
A ju ka ndodhur ndonjëherë t’i blini me plot entuziazëm një palë këpucë, vetëm për të mësuar më vonë se ato janë shumë të ngushta dhe është pothuajse e pamundur të ecni në to?
Shumë njerëz e kanë gjetur veten në situata të tilla, por tani është koha që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.
Mënyra më e mirë për t’i zgjeruar këpucët e ngushta është duke i ngrirë ato.
Fillimisht, brenda këpucëve i vendosni dy qese të mbyllura me ujë, dhe pastaj këpucët i futni në frigorifer derisa qeset me ujë të jenë ngrirë.
Lërini ashtu për një periudhë të shkurtë kohore, pastaj hiqni qeset me akuj.
Pas këtij procesi, materiali i këpucëve tuaja duhet të jetë zgjeruar.
Sigal