Nga: Ing. Kol Dedaj – Studiues
Zona e Iballës shkollën e shikonte si një vatër të dijes Kombëtare. Të brumosur me ndjenjën e atdhetarisë dhe dëshirën për shkollim e dije, gjithmonë kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të kuvenduar dhe për të hapur rrugën e debatit, shkollimit dhe të prosperitetit. Me përpjekjen dhe sakrificat të mëdha në vitin 1903 në Iballë të “Dukagjinit të vjetër-Puka sot, u hap shkolla e parë shqipe në këto vise dhe një ndër katër shkollat e para në Shqipëri. Hapja e kësaj shkolle u bë falë kontributit që patën Rilindasit Lazër dhe Ndre Mjeda, at Zef Mesi, Konsulli i Austro-Hungarisë në Shkodër Theodor Ippen, si dhe patriotët Frrok Kol Pemati, Kol Nik Alia, Palush Pjetra e Vocerr Prela. Për ndjekjen e të gjithë procesit mësimor, nevojat financiare të shkollës, etj., ka qënë caktuar at Zef Mesi, ndërsa mësues ishte Kol Zezaj. Kjo shkollë e filloi mësimin me rreth 20 nxënës, shumica e të cilëve ishin djem. Shkolla shqipe e Iballës ka qënë një ndërtesë 2 katëshe, me 8 dhoma dhe e paisur me orenditë më të mira të kohës, po aq e bukur sa dhe shkollat e hapura në qytetin e Shkodrës. Pamja autentike e kësaj shkolle është paraqitur nga Franz Nopça, si dhe tek kalendari me titull “DIJA”. Siç shpjegon studiuesi Veli Haklaj në ato kohë të vështira kontributi dhe mbështetja e kësaj shkolle u bë nga mbarë populli arsimdashës i zonës së Iballës si; Berisha, Iballa, Bugjoni, etj., me mbështetësit e shumtë, patriotët e njohur të kësaj treve. Rapsodi i mirënjohur “Artisti i Merituar – Prendush Gega (1850-1938),, Bashkëkohës i ngjarjes i kushtoi një këngë kësaj shkolle, e cila bashkë me faktet e dokumentat e shumta na sjellin mbështetjen, që i dhanë kësaj mbarë zona:… Se kemi ditur se vjen Berisha; Vocerr Prela e qaj Kol Nika; Vocerr Prela me Frrok Kolen; Ja kanë dhanë Ipeshvit doren; Në fushë të Iballes me ba shkollën …
Më 28 tetor 2023, u organizuan festimet e eventit jubilar të 120 vjetorit të hapjes së shkollës Shqipe në Iballë, mbi bazën e Akt-Marrveshjes datë 31.09.2023 mes Bashkisë Fushë-Arrëz, e përfaqësuar nga Kryetari Z. Hil Curri; Drejtorisë Rajonale Arsimore Lezhë (D.R.A.LE) përfaqësuar nga drejtori Z. Hasan Muça dhe Sponsorit Gjeneral, Kompania “JUNIK” Shpk, përfaqësuar nga Administratori Z. Dedë Maluta, njëkohësisht dhe Kryetar i Komisionit të organizimit të festimeve. Komisioni i festimeve kishte në përbërje 45-antarë, ku spikati ndihma e çdo anëtari, në veçanti nga Dedë Maluta, Gjelosh Nikolla, Gegë Prendushi, Alfred Matoshi, Ilir Ibraj, Leka Ndoja, Kol Dedaj, Gjelosh Prendi, Zamira Matoshi, Edlira Prendi, Sali Demush Salihi, Lek Pemati, Lazër Mhilli, etj. Për mbarëvajtjen e punës komisioni krijoi mbi 22 nën komisione dhe grupe pune.
Në këtë Jubile mori pjesë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH. T. Z. Bajram Begaj; Ish Kryeministri i Kosovës, Z. Ramush Haradinaj; Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Hil Curri, Kryetari i Bashkisë Pukë Z. Rrok Doda, Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni; Z. Hasan Muça-Drejtor Rajonal i Arsimit Parauniversitar Lezhë, deputetët e Pukës Lodovik Hasani dhe Frrok Gjini; Drejtoresha e QKF Bashkia Fushë-Arrëz, Znj. Rina Simoni, studiues, nxënës, arsimtar e drejtues të arsimit ndër vite si; Dr. Viktor Maluta, Dr. Besnik Jakaj, Dr. Tonin Deda, Xhemal Meçe – Studiues (Mjeshtër i Madh), Pashk Alia – studiues, Ismet Bala -studiues, Preng Pistja, Ndok Seferi, Bardh Doda, Tomor Bita, Ndue Marku, Dedë Lofataj, Muharrem Neziri, Ndue Binaku, Fran Cara, Fran Vukaj, Nikoll Nika, Ndue Maluta, Gjelosh Nikolla, Kol Dedaj, Fran Vukaj, Valbona Mulaj Lluka, Astrit Meçi, Leze Maluta, Gjovalin Alia, Pjetër e Line Locaj, Gjystina e Zekri Palushi, Gëzim Vata, Lek Marashi Nika, etj; Biznesmenë; Rrok Gjoka, Tonin Alia, Mark Gjini, Lazer Mëhilli etj., si dhe nxënës e ish nxënës të shkollës, personalitete të shumta vendore e qëndrore, banorë të zonës, miq e arsimdashës nga mbarë trojet shqiptare etj.
Programi i këtij eventi ishte i larmishëm duke filluar me Sesionin shkencor, i propozuar, organizuar dhe drejtuar nga Ing. Kol Dedaj – Studiues, i cili u zhvilluar në ambientet e kësaj shkolle me temë: “120- vjet shkollë shqipe në Iballë”.
Në këtë sesion shkencor u mbajtën kumtesat: Prof. Dr. Nevila Nika-“Një gur i çmuar nga arkivi Kombëtar, Shkolla Iballë e familja Pemati”; Prof. Dr. Rexhep UKA-“Iballa dhe virgjëria natyrale, për sot e nesër”; Prof. Ass. Dr. Pashk LEKA dhe Gëzim DEMA – ” Shkolla Iballë ndër vite dhe disa të dhëna rreth saj; Ing. Kol DEDAJ – Studiues – “Iballa, Vatër e Dijes dhe Atdhetarisë”; Dr. Mark Palnikaj – “Iballja në dokumentat e arkivave të Vatikanit “; Dr. Nezir Bata-” Shkolla shqipe e Iballës 1903 ishte një pikë mbërritje e merituar dhe një start i rëndësishëm në rrugën për dije dhe arsim”; Gjelosh Nikolla – “Kontributi i Rilindasve Lazër dhe Ndre Mjeda në hapjen e shkollës Iballë”. Në këtë Sesion Shkencore në fjalën e tij, Akademik Prof. Dr. Neritan Ceka vuri në dukje se sapo hyri në Iballë i ra në sy një «trumë», i cili theksoi që studimin e saj arkeologjik shpresonte ta bënte verën e vitit tjetër; mjaft mbresëlënëse ishin në fjalën e tyre edhe publicistët e mirënjohur Rudolf Marku e Preç Zogaj; Konsulli i nderit i Austrisë në Shqipëri Z. Gjegj Liçejza; nënprefekti i Pukës Z. Gjon Gjonaj; Përgjegjësja e Arsimit të Pukës Znj. Blerinda Pemaj etj. Organizimi, përmbajtja dhe niveli i lartë shkencor, bënë që shumë personalitete ta quajnë një “Sesion Shkencor model” dhe jehona publike dhe mediatike të ishte e madhe. U përurua hapja e muzet të shkollës dhe fshatit Iballë i ndërtuar i tëri nga e para. U hap ekspozita ” Iballa me ngjyra” koloni arti e realizuar nga piktori peisazhist nga më të mirët në Shqipëri, me ideim dhe drejtim nga Dedë Malutaj. U mbajt Panairi i librit nën kujdesin e Znj. Zamira Matoshi. U bë zbulimi i pllakatës të emërtimit të shkollës Iballë “Frrok Kol Pemati” dhe përurimi i vendojes së Bustit të tij, si dhe u zbulua pllaka e emërtimit të Rrugës “Fushë/Arrëz – Iballë”, që merr emrin e martirit i lumi “Fran Mirakaj”. U organizua panairi nga shoqata “Agro Puka” në kujdesin e Z. Viktor Maluta, njëkohësisht kryetar i kësaj shoqate. U mbajt koncerti festiv i moderuar nga Edlira Prendi në të cilin përformuan këngëtarët Zoj Pali, Fran Pali, Kristina Marku, Shkëlzen Jetishi; Sidrit Beleri, grupi artistik i shkollës Iballë nën drejtimin e mësuesit Zamir Vukzaj; etj.
Në vitet 1903-“07 mësues ishte Kol Zezaj, në vitet tridhjetë Lin Çurçia. Ndërsa, siç shpjegon studiuesi Ismet Bala në vitet 1945-“90 disa nga drejtuesit e shkollës Iballë kanë qenë: Prendush Gjergji, Beslim Hoxha, Xhemal Meçi, Ndue Pjetri, Enver Gjylbegu, Ndue Ded Zefi, Uk Rexhepi, Tomorr Bida, Mark Prela, Bardh Doda etj. Nga bankat e shkollës Iballë në vite dhe shekuj dolën shumë dijetarë, intelektualë, biznesmenë etj., të cilët u integruan në nivelet më të larta të shoqërisë dhe të administratës shtetërore duke u bërë promotor të zhvillimeve në Shqipëri. Puka dhe pukjanët ndër shekuj janë krenarë me historinë e tyre të lavdishme. Nga, pemët Gjigande Berisha e Thaçi dolën dy nga dinastitë më të mëdha Kombëtare, ajo e “Dukagjinëve të Berishës,, dhe ajo e “Bushatlinjëve të Thaç-it,, të cilat në shekuj kontribuan në mbarë Kombin Shqiptar. Në vijim po paraqes disa vargje që pasqyrojnë më së miri këtë krenari, të përgatituar enkas për këtë event: Krenari Pukë, Krenari Pukjanë, Berishë e Thaç, si Diell, si Hanë, Në shekuj Kontribuat, kudo në Shqiptari, Si vlera Kombëtare, deri në përjetësi.
Kjo shkollë ndër vite u bë simbol i Dijes e Kulturës Kombëtare. Atmosfera e këtij Jubileu ishte mjaft mbresëlënëse aq sa, nëse, “7-Marsi” është “Dita e Mësuesit Shqiptar”, me të drejtë mund të themi se “15 tetori” është “Dita e Mësuesit pukjanë”, ditë të cilën ua propozojmë autoriteteve përkatëse si ditë ceremoniale. E gëzofsh shkollën Iballë. Lavdi veprës dhe veprimtarisë patriotike të mbarë popullit fisnik të Iballës.