Klik Ekspo Group, hap panairin më të madh ndërkombëtar në Tiranë, nën sloganin “Të ndërtosh ëndërrat me një shtrëngim duarsh”

31

“Edicioni i 29-të i panairit “Klik Ekspo Group”, certifikuar nga UFI Approved Event, do të zhvillohet nga data 6 deri në 9 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Shqipëri.”

Sigal

Sot, ngre siparin Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, në vazhdim të traditës së saj si njē ndēr panairet mē prestigjoze nē rajon për mundësinë e partneriteteve të suksesshme, diversitet pērvojash dhe shkēmbim njohurish. Nē edicionin e 29-të, me temën “Zbulo, Njihu dhe Evoluo!”, nga data 6 deri në 9 dhjetor, panairi do të bashkojë një grup kombëtar dhe ndërkombëtar sipërmarrësish, politikëbërësish dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në bujqësi, turizēm, infrastrukturē dhe energji. E mbështetur në komponentin kryesor të takimeve B2B, me mbi 500 takime të këtij lloji, si dhe duke ofruar ekspertizë nē sektorē tē ndryshēm, panairi garanton krijimin e mundësive tē shumta pēr rrjetëzim, mbështetje për hyrjen në tregje të reja për sipërmarrësit e rinj, dhe bashkëpunim shumëpalësh.

E orientuar drejt zhvillimit dhe vazhdimësisë së partneriteteve të suksesshme multilaterale, panairi do të mirëpresë mbi 200 biznese, ku 70 përqind e tyre operon në tregun ndërkombëtar. Me synimin për të promovuar bizneset e vogla dhe të mesme të nxitura nga modele të suksesshme dhe nga politika incetivuese, vjen këtë vit Kosova me një pavion të konsoliduar dhe gjithëpërfshirës. Me një interes të shtuar në panair, ku përllogariten mbi 15 mijë vizitorë për event, janë pavionet e shteteve me përfaqësues nga Dhoma Serbe e Tregtisë, e cila përfaqësohet nga 25 kompani në fusha të ndryshme, si dhe Mal i Zi, me një përfaqësim në rritje, me afro 20 kompani. Turqia vjen si një bashkëpunëtor i besuar i panairit, përfaqësuar nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit me traditë 100 vjeçare. Gjithashtu biznese të tjera nga rajoni e më gjerë, si Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Sllovenia, e të tjera.

Ceremonia e hapjes do të mirëpresë personalitete të shumta, autoritete të nivelit të lartë në vend dhe rajon, si dhe nga Evropa Qendrore, përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, vendimmarrës, nivel i lartë menaxherial etj. E themeluar pēr tē krijuar njē klimē tē mirē biznesi dhe që stimulon politika nxitëse në veprim, panairi do të bëhet skena e qasjeve të reja në teknologji dhe inovacion, midis startup-eve, duke ofruar një platformë unike për sipërmarrësit e rinj. Për investitorët, kjo është një mundësi për të evidentuar talente të reja dhe mundësi investimi me potencial të lartë ekonomik. Workshope dhe seminare edukative do tē jenē fokusi i kētij panairi, të cilat do të organizohen në mjediset e Pallatit të Kongreseve, me ekspertizën e 23 personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilët do të facilitojnë aktivitetet e shumta që do organizohen gjatë katër ditëve të panairit nga data 6 deri 9 dhjetor. Këto evente do të ofrojnë përvoja të vlefshme mësimore, duke mbuluar një sërë temash, filluar nga turizmi e deri te tendencat më të fundit të pasurive të paluajtshme dhe energjisë së rinovueshme.

“E themeluar pēr tē krijuar njē klimē tē mirē biznesi dhe që stimulon politika nxitëse në veprim, panairi do të bëhet skena e qasjeve të reja në teknologji dhe inovacion, midis startup-eve, duke ofruar një platformë unike për sipërmarrësit e rinj. Ëorkshope dhe seminare edukative do tē jenē fokusi i kētij panairi”

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, vjen në edicionin e 29-të, me qëllimin kryesor ruajtjen e standardit, zhvillimin dhe përafrimin e qasjeve të reja teknologjike, duke qenë promotor i qasjeve avangarte për transformimin e ekonomisë. Turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe energjia do të jenë boshtet kryesore që do të dominojnë panairin. Me fokus sektorët kyç që udhëheqin ekonominë e Shqipërisë, panairi ofron një përditësim të vlefshëm të tendencave, sfidave dhe zgjidhjeve më të fundit në treg, ku pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim më të thellë të dinamikës që formësojnë këto industri, një model suksesi për bizneset që kërkojnë të zgjerohen ose investojnë më tej. Ekspozita e Inovacionit dhe Teknologjisë, nga teknologjitë SMART të bujqësisë deri te zgjidhjet eko të qëndrueshme të energjisë, do të jetë një vitrinë e zhvillimeve të fundit që po transformojnë të ardhmen e këtyre sektorëve.

Komponenti kulturor dhe artistik do tē kulmojē me trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin konkurse fotografie, shfaqje kulturore dhe ekspozita arti, duke shpalosur një pamje të jashtëzakonshme të peizazhit artistik dhe kulturor të vendit.

Edicioni i 29-të i panairit “Klik Ekspo Group”, certifikuar nga UFI Approved Event, do të zhvillohet nga data 6 deri në 9 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Shqipëri.