Ilir Ikonomi: Aleksandër Moisiu dhe Amerika 1927–1929

Deri në vitin 1927, emri i Aleksandër Moisiut ishte mjaft i njohur në Evropë, por jo dhe aq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk kishte luajtur asnjëherë. Gjërat do të ndryshonin në nëntor të atij viti, kur Moissiu mbërriti në Nju Jork me trupën e Teatrit Gjerman që drejtohej nga regjisori i famshëm Max Reinhardt. Ky ishte turneu i parë i Moissiut në Amerikë.

Deri në vitin 1927, emri i Aleksandër Moisiut ishte mjaft i njohur në Evropë, por jo dhe aq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk kishte luajtur asnjëherë. Gjërat do të ndryshonin në nëntor të atij viti, kur Moissiu mbërriti në Nju Jork me trupën e Teatrit Gjerman që drejtohej nga regjisori i famshëm Max Reinhardt. Ky ishte turneu i parë i Moissiut në Amerikë.

Trupa që erdhi në Amerikë ishte elita e kompanive gjermane dhe austriake të Reinhardt-it (NY Times, nëntor 1927). Përveç Moissiut, ajo përfshinte disa figura të tjera të shquara të teatrit evropian. Seria e shfaqjeve të Reinhardt-it u hap në Teatrin Century me një repertor që përfshinte vepra si Ëndrra e një nate vere, Jedermann, Vdekja e Dantonit dhe Kufoma e gjallë. Të gjitha shfaqjet jepeshin në gjermanisht. Në atë kohë, prania kulturore gjermane në Nju Jork ishte ende e madhe, megjithë disfatën e Gjermanisë në Luftën e Madhe. Mendohej se Nju Jorku kishte më shumë se 200 mijë gjermanë të brezit të parë si dhe një numër gazetash në këtë gjuhë. Përdorimi i gjermanishtes në teatër ishte gjithsesi një pengesë gjuhësore për amerikanët që do të ndiqnin shfaqjet e Moissiu. Megjithatë, loja e tij, veçanërisht Oberoni tek Ëndrra e një nate vere dhe roli kryesor tek Jedermann-i, e magjepsën menjëherë publikun. Ktitikën nuk ngurruan t’i jepnin atij notë maksimale, me vlerësime si “Moisiu i mrekullueshëm triumfon me Jedermann-in” apo “Moissiu me zërin e famshëm”.

Një shqiptar shkruan kështu në gazetën Dielli për ngjarjen: “Ardhja e Moissiut në Boston ishte një festë e madhe për ata që interesohen për artet dhe sidomos për ata që merren me teatro. Megjithatë, kishte fare pak njerëz që kishin ardhur për të parë shfaqjet. Kush e di, përse vallë? Ndoshta, sepse drama u dha në gjermanisht, ndoshta, sepse atë mbrëmje kur ne ishim atje, performonte edhe artistja e njohur La Argentina në Symphony Hall, e cila kishte ardhur vetëm për një natë. Nga shqiptarët kishte shkuar një grup i madh për të parë për herë të parë një artist profesionist, me famë botërore, dhe të gjithëve do të na mbetet një kujtim i paharrueshëm për fatin e mirë që na mundësoi të shijonim një artist të dorës së parë nga raca jonë” (Dielli, 7 dhjetor 1928).

Sigal

Aleksandër Moissiu nuk e pati të lehtë të luante në Teatrin Century, i cili ishte konceptuar për një publik të madh. Salla gjigante me dy galeri të mëdha përveç platesë së gjerë mbante deri në 2300 njerëz, por përmasat e saj krijonin probleme të ndjeshme akustike. Moissiu ishte mësuar me skena relativisht të vogla që vendosnin një lidhje të ngushtë të aktorit me publikun. Në këtë sallë me kolona madhështore të Nju Jorkut ai ndihej si i huaj dhe larg shikuesit. Ishte si të vështroje në errësirën e një tuneli dhe të luaje për një heshtje dhe zbrazëti që jehonte. Qysh para se të fillonin shfaqjet, ai i dërgoi një telegram imprezarios, Morris Gest, të cilit i thoshte se ngurronte të luante në një skenë të tillë. (NY Times, 7 nëntor 1928).

Gjatë një shfaqjeje të Jedermann-it në Nju Jork më 13 dhjetor, ndodhi një incident. Ndërsa po përfundonte akti i parë, perdja e rëndë u rrëzua mbi kokën e Moissiut duke e lënë të trullosur. Sipas gazetës NY Times të datës 14 dhjetor, atë e morën menjëherë dhe e nxorën jashtë skenës. Shfaqja rifilloi pas një ndërprerje të gjatë, por publiku nuk vuri re ndonjë gjë me rëndësi. Pas trajtimit mjekësor, Moissiu doli përsëri në skenë duke i lënë shikuesit të magjepsur. Një gazetë që përshkruante incidentin, e cilësonte Moissiun si “John Barrimore-in e Gjermanisë”. Barrymore ishte ndër aktorët më të mëdhenj dramatikë të Amerikës.

Në janar 1928, trupa u zhvendos në Teatrin Cosmopolitan, ku Moissiu luajti përsëri Kufomën e gjallë të Tolstoit. Fedja i tij ishte një triumf. Gjatë gjithë kohës që ishte në skenë, qoftë duke folur, duke bërë gjeste apo duke rënë në pauzat po aq elokuente, nuk pati asnjë moment që ai të mos mbante gjithë vëmendjen e sallës, të mos emociononte dhe magjepste shikuesit, shkruanin kritikët. Trupa e Reinhardt-it u detyrua t’i zgjaste shfaqjet edhe një javë, deri në fund të janarit. Një ndër arsyet ishte se audienca e përkushtuar e Moissiut nuk i ndahej aktorit dhe ishte e vendosur ta ndiqte në çdo shfaqje. Ai ishte si gjithmonë ylli i madh i trupës. Një korrespondent i gazetës The Sun shprehte keqardhje që publiku nuk mundi ta shohë Moissiun të luajë Hamletin. “Është i pajisur me një zë si i violonçelit, i cili ka një cilësi më dramatike e më drithëruese se çdo zë tjetër që dëgjohet në teatrot e kohës sonë… Qartazi, – shkruante korrespondenti, – ai është aktor më i madh se të tjerët, sepse kur luan rolet e tij, papritur të tjerët e humbin përkohësisht rëndësinë” (The Sun, 28 janar 1928).

Më 14 shkurt 1928, gazeta e Vatrës, ‘Dielli,’ botoi një shkrim të korrespondentit Nelo Drizari, i cili raportonte se e kishte takuar Aleksandër Moissiun tre herë gjatë shfaqjeve në Nju Jork. Drizarit i kishin bërë përshtypje sjelljet e admiruesve të Moissiut. “Shumë njerëz, – shkruan ai, – shumica gra, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtrënguar dorën Moissiut. Të tjerë luanin rolin e atyre që gjuajnë për dhurata. Të fundit kërkonin autografin e tij mbi fletëpalosjen e programit, fotografi ose libra, që kishin lidhje me Moissiun. Moissiu i priste me buzeqeshje dhe kalorësi të shquar, dhe u mbushte deshirën kur nuk nxitohej për të vajtur gjëkund.” Natyra e tij mu duk e butë, vazhdon Drizari: “Ai ngjan sikur të ishte nga raca nordike, anglo-saksone, ose teutonike. Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, nuk besojnë që Moissiu të atin e kishte shqipetar dhe nënën italiane. Kjo është e vërtetë. Moissiu u lind në Trieste më 1890; i ati ishte Kostandin Moissiu, nga Durrësi, i cili kishte tregti në Vjenë dhe më vonë në Fiume të Austro-Hungarisë. Foshnjërinë Aleksandër Moissiu e kaloi në Shqipëri. Në Durrës shkoi në shkollë dhe, më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë. Që kur e dërgoi i ati në Vjenë në shkollë, nuk pati rast që t’a përdorte gjuhën e Atdheut. Ashtu që sot mban mend vetëm ca fjalë të rralla.”

Trupa e Reinhardt-it u detyrua t’i zgjaste shfaqjet edhe një javë, deri në fund të janarit. Një ndër arsyet ishte se audienca e përkushtuar e Moissiut nuk i ndahej aktorit dhe ishte e vendosur ta ndiqte në çdo shfaqje. Ai ishte si gjithmonë ylli i madh i trupës. Një korrespondent i gazetës The Sun shprehte keqardhje që publiku nuk mundi ta shohë Moissiun të luajë Hamletin. “Është i pajisur me një zë si i violonçelit, i cili ka një cilësi më dramatike e më drithëruese se çdo zë tjetër që dëgjohet në teatrot e kohës sonë…

Drizari është i saktë në raportimin e origjinës së Moissiut, ndryshe nga një pjesë e mirë e shtypit në Amerikë dhe Evropë. Gazeta The Sun, për shembull, e përshkruante Moissiun si “të lindur nga gjak i përzier italian dhe austriak”. Eindhovensch Dagblad (23 Maj, 1930) shkruante se Moissiu ka gjak grek dhe italian. Ndoshta vetë Moissiu nuk u kushtonte rëndësi pasaktësive të tilla dhe nuk ngulmonte që ato të korrigjoheshin.

Chicago Daily Tribune e 23 dhjetorit 1928, na jep një përshkrim më të vërtetë. Ajo shkruan: “Parardhësit e tij nga babai ishin shqiptarë, ata nga ana e nënës, italianë. Tani ai është aktor gjerman dhe qytetar i botës. Babai i Moissiut, Konstandin Moissi, ishte tregtar në portin e Adriatikut.” Gazeta jep edhe disa informacione të tjera, por nuk përmend burimin. “Një nga paraardhësit e tij, Moissi Golemi, – shkruan korrespondenti, – ishte gjeneral nën heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeun. Nëna e tij, Amalia Radio de Radis, është pasardhëse e mjekut të famshëm Carlo de Radio, i cili u ngrit në radhët e fisnikërisë për kontributin që dha në shkencën e mjekësisë.”

Një parantezë përsa i përket emrit të nënës së Moissiut. Disa gazeta austriake e japin atë në formën “Amalia de Radio Radiis, ose Amalie Radio de Radiis”, që siç duket është forma zyrtare me të cilin figuron në regjistrat kishtarë në Austri (Ëiener Tagblatt, 20 shkurt 1929, f. 3). Një burim tjetër autoritativ, Enciclopedia Treçani, përdor formën Amalia de Radiis dhe përmend se nëna e Moissiut ishte fiorentine. Ka mendime se Amalia ishte nga arbëreshët e Firences, por kjo kërkon prova për t’u saktësuar.

Kur trajton çështjen e origjinës së Moissiut, Nelo Drizari shkruan: “Nuk mund të themi se Moissiu ka humbur ndjenjat apo dhembshurinë për Shqipërinë. Sa kohë që ishte në Vjenë, ai shoqërohej me shqiptarë. Përveç kësaj, Moissiu shkoi në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike. Nuk ka dyshim që ai ndjen gëzim të zjarrtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar. Gjithashtu, ai mbahet kryelartë kur kujton se i ati ishte shqiptar.” Drizarit përmend se disa shqiptarë thoshin “Moissiu nuk na vlerëson. Po të na vlerësonte, do të mbante mend gjuhën shqipe.” Për të shuar këto dyshime, ai shkoi të fliste edhe një herë me Moissiun përpara se aktori të nisej për në Evropë. Shkoi në prapaskenë, ku priste një turmë njerëzish. “Moissiu, sapo na pa, – tregon Drizari, – na ftoi në odën e tij, një dhomë e vogël që e ka çdo teatër për aktorin kryesor, dhe na priti me një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Edhe pse ishte i lodhur, u gëzua pa masë kur mori vesh edhe një herë që shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh dhe interesohen për triumfin e tij. Në atë çast, fytyra e tij u ndriçua kur dëgjoi sërish që shqiptarët e nderojnë jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar, të paktën nga ana e të atit. Në përshëndetjen e fundit, Moissiu më shikoi dhe shprehu dëshirën që t’u falet nderit shqiptarëve për interesimin dhe dashurinë që tregojnë; dhe mbahet krenar kur kujton që i ati i tij ishte shqiptar dhe vitet e fëmijërisë i kaloi në Shqipëri. Kur hapi derën dhe doli jashtë, gjermanët e Amerikës që ndodheshin aty e pritën me britma “Hoch Moissi!” “Hoch Moissi!” (Rroftë Moissiu!). Ndërsa ecte mes tyre deri te automobili, m’u kujtuan disa shqiptarë të historisë: frytet e punëve të tyre janë shijuar nga bota, ajo botë që i priti dhe i nderoi. Kur do të vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?”

I inkurajuar nga triumfi i turneut të parë, Moissiu u kthye në Amerikë në nëntor 1928 me trupën e tij dhe luajti në Nju Jork, Boston, Filadelfia, Çikago, Sinsinati, Miluoki dhe Pitsburg. Repertori i tij përfshinte Kufomën e gjallë të Tolstoit dhe Fantazmat të Ibsenit. Gazeta NY Times (20 nëntor 1928) shkruante se loja e tij në rolin e Fedjas në Teatrin Ambassador, meritoi një “ovacion”. Publikut i pëlqeu “ritmi i qëllimshëm dhe pasuria e zërit të Moisiut”. Fillimisht, kontrata ishte bërë që shfaqja të luhej në anglisht, por për shkak të vështirësive logjistike, u përdor përsëri gjermanishtja. Karizma e Moissiut i tejkaloi pengesat gjuhësore. Chicago Daily Tribune e datës 24 dhjetor 1928, vinte në dukje ngrohtësinë e tij si njeri. Duke përshkruar amerikanët Moissiu i tha korrespondentit se “ata janë simpatico.” Dukej që e kishte të vështirë të përdorte anglishten dhe u përpoq në disa gjuhë të përshkruante atë që donte thoshte. Megjithatë, fjalët e tij të thëna thjesht ishin plot sharm.

Ky ishte turneu i fundit i Aleksandër Moissiut në Amerikë. Vdekjes së tij më 23 mars 1935, gazeta Dielli e Federatës ‘Vatra’ i kushtoi një shkrim të gjatë që flet mes të tjerash për çështjen e shtetësisë së Moissiut. Pasi hoqi dorë nga shtetësia gjermane, – shkruan Dielli, – Aleksandër Moissiu, si shqiptar, kërkoi të regjistrohej në kombin e tij. Shtetësia shqiptare iu dha një mot e ca më parë me dekret nga Madhështia e Tij Mbreti Zog.” Ishte fjala për dekretin e lëshuar më 14 mars 1934 nga kryeministri Pandeli Evangjeli me miratimin e Mbretit Zog, dhe të regjistruar në Kavajë më 28 mars 1934. Moissiu vdiq si shtetas i Mbretërisë Shqiptare.

Më 14 shkurt 1929, në Teatrin Broad Street të Njuarkut, ndërsa luante Osvaldin në pjesën Fantazmat Moissiut i erdhi një telegram pak para se të fillonte akti i fundit. E njoftonin se i kishte vdekur e ëma në Mödling të Austrisë. Gazetat Neues Ëiener Journal e 20 shkurtit dhe NY Times e 16 shkurtit, raportojnë se si Moisiu, i përkushtuar thellësisht ndaj nënës së tij 86-vjeçare, pasi lexoi telegramin, kafshoi buzët dhe u kthye në skenë për të dhënë një performancë, e cila do të shquhej nga intensiteti i pazakontë. Sipas Neues Ëiener Journal, shikuesit mbetën si të ngrirë nga loja saqë, pas përfundimit të aktit, asnjë dorë nuk lëvizi, por pastaj shpërtheu një “stuhi duartrokitjesh” e paprecedentë në historinë e teatrit të Nju Jorkut. Vendimi i Moissiut që çdo gjë të vazhdonte frymëzohej nga besimi i tij se nëna, e cila jetonte vetëm për artin e tij, nuk do ta kishte miratuar kurrë anulimin e shfaqjes. Ai i tha drejtorit të teatrit: “Nëna nuk do të ma kishte falur kurrë nëse do të mësonte se kisha anuluar një shfaqje” (Neues Wiener Journal, 20 shkurt 1929). Kritikët folën njëzëri me lavdërime për lojën e Moissiut, duke e quajtur më të mirën e tij. NY Times vinte në dukje: “Aleksandër Moissiu kurrë nuk ka luajtur aq mirë sa atë mbrëmje” (16 shkurt 1929). Ngjarja me telegramin mortor u mbulua gjerësisht nga gazetat. Ishte një episod që e thelloi lidhjen e tij me publikun amerikan, i cili tani shihte tek Moissiu një simbol universal të forcës dhe përkushtimit njerëzor.

Në fund të vitit 1928, Aleksandër Moissiu dha shfaqje në Boston. Por publiku ishte i pakët. Një shqiptar shkruan kështu në gazetën Dielli për ngjarjen: “Ardhja e Moissiut në Boston ishte një festë e madhe për ata që interesohen për artet dhe sidomos për ata që merren me teatro. Megjithatë, kishte fare pak njerëz që kishin ardhur për të parë shfaqjet. Kush e di, përse vallë? Ndoshta, sepse drama u dha në gjermanisht, ndoshta, sepse atë mbrëmje kur ne ishim atje, performonte edhe artistja e njohur La Argentina në Symphony Hall, e cila kishte ardhur vetëm për një natë. Nga shqiptarët kishte shkuar një grup i madh për të parë për herë të parë një artist profesionist, me famë botërore, dhe të gjithëve do të na mbetet një kujtim i paharrueshëm për fatin e mirë që na mundësoi të shijonim një artist të dorës së parë nga raca jonë” (Dielli, 7 dhjetor 1928).

Ky ishte turneu i fundit i Aleksandër Moissiut në Amerikë. Vdekjes së tij më 23 mars 1935, gazeta Dielli e Federatës ‘Vatra’ i kushtoi një shkrim të gjatë që flet mes të tjerash për çështjen e shtetësisë së Moissiut. Pasi hoqi dorë nga shtetësia gjermane, – shkruan Dielli, – Aleksandër Moissiu, si shqiptar, kërkoi të regjistrohej në kombin e tij. Shtetësia shqiptare iu dha një mot e ca më parë me dekret nga Madhështia e Tij Mbreti Zog.” Ishte fjala për dekretin e lëshuar më 14 mars 1934 nga kryeministri Pandeli Evangjeli me miratimin e Mbretit Zog, dhe të regjistruar në Kavajë më 28 mars 1934. Moissiu vdiq si shtetas i Mbretërisë Shqiptare.

 

ILIR IKONOMI

(1949)

 

*Ka mbaruar Universitetin e Pekinit për gjuhën kineze dhe fillimisht ka punuar si përkthyes. Në vitin 1991 u bë korrespondenti i parë i agjencisë së lajmeve Reuter në Shqipëri. Më pas u ftua nga Zëri i Amerikës për të punuar si gazetar i saj në Uashington. Ai ka mbuluar shumë ngjarje që lidhen me daljen e Shqipërisë nga diktatura në demokraci dhe me zhvillimet e mëdha në Kosovë. Në vitin 1999 ishte ndër gazetarët e parë perëndimorë që raportuan për hyrjen historike të trupave të NATO-s në Kosovë.

Ilir Ikonomi është autor i disa librave për historinë e Shqipërisë. Debutoi në vitin 2011 me librin “Faik Konica – Jeta në Uashington”, një monografi për përfaqësuesin diplomatik të Mbretit Ahmet Zogu në Uashington. Një vit më vonë botoi librin “Pavarësia”, ku përshkruan udhëtimin e Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë për të ngritur flamurin në nëntor të vitit 1912. “Pushtimi” është libri i tretë i tij që u botua në vitin 2014 dhe ku flitet për pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939 mbi bazën e një rrëfimi të ministrit fuqiplotë amerikan në Tiranë, Hugh Grant. Në vitin 2016 Ikonomi botoi librin “Esat pashë Toptani – Njeriu, lufta, pushteti”. Duke filluar nga viti 2023, Ikonomi u ka dhënë lexuesve dy vëllime të një serie biografike për Fan Nolin, “Apostulli” dhe “Rebeli”.