Hashim Thaçi takon gjeniun e letrave shqipe, Dritëro Agolli

545
Sigal

 

Gazeta Telegref/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot, më 3 tetor do të dekorojë shkrimtarin e
njohur shqiptar Dritëro Agolli. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në
Shqipëri, me anë të një njoftimi për mediat. “Presidnti i Republikës së
Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor, në ora
14:10, do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe, me këtë rast,
do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe
si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e
Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Sipas këtij njoftimi, presidenti Thaçi po ashtu
do të dekorojë edhe personalite të tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe
shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të
Kosovës. Gjithashtu bashkë me Agollin do të dekorohen gjithashtu poeti Xhevahir
Spahiu dhe studiuesit Moikom Zeqo dhe Shaban Sinani.