Flamur Gashi: 80 vjetori i shfaqjes së parë të trupës profesioniste, në Teatrin Popullor/ Kombëtar në Tiranë

20
Sigal

30 maj 1945, ora 18.00;
Në skenën e Kinema – Teatër “KOSOVA” në Tiranë, u dha premiera e shfaqjes “Topazi” të autorit Marcel Pagniol me regjisor Sokrat Mio dhe aktorët: Andon Pano, Ollga Shuaraja, Prokop Mima, Lazer Filipi, Nikolla Panajoti etj.

Teatri profesionist u inagurua më 17 maj 1945 dhe objekti i tij u shkatërrua barbarisht më 17 maj 2020, pikërisht në datëlindjen e 75-të.

Shkatërrimi barbar ndodhi jo rastësisht pikërisht në ditën e 75 vjetorit te inagurimit të trupës profesioniste të “Teatrit Kombetar”, për turpin e të gjithë atyre që e shkatërruan këtë pjesë të rëndësishme të memories kulturore, historike dhe institucionale të kombit tonë, triumfoi prepotenca, barbaria, antikultura dhe antikombëtarizmi…

Nderime, mirënjohje dhe homazhe, për të gjithë ata aktorë që kanë dhënë shfaqje në  Teatrin Kombëtar në Tiranë.