Fiorentina Gashi: Xhelozia është një mjet i rrezikshëm, e aftë të provokoj një shpërthim

693
Sigal

PERSONAZH/ Flet Mis Kukësi, Mis Shkodra dhe modelja Fiorentina Gashi: Duke toleruar arrihet shumë më tepër se sa shpreson

Ajo ndoshta ka një rekord që se ka asnjë mis tjetër në Shqipëri. Është shpallur mis në dy qytete veriore duke thyer një rekord ndoshta. Dhe për më tepër ajo është shpallur së pari mis në Kukës dhe mandej në Shkodër, qytet i cili dallohet për vajza të bukura dhe inteligjente. Në Shkodër ajo konkurroi kur ishte studente në Juridik. Por karriera e saj nuk pushoi këtu. Më vonë ajo ishte e ftuar në disa sfilata si modele duke e rritur numrin e profesioneve të bukurisë. Sipas Fiorentinës bukuria nuk është gjithçka, ndaj ajo krahas konkurrimeve nuk la pas dore dhe shkollimin. Ka mbaruar me nota të mira për juriste dhe pret punësimin në qytetin e lindjes Kukës. Është gjithmonë në kërkim të zhvillimeve në të gjitha sferat e jetës, por edhe ato politike. Në zgjedhjet e vitit 2013 ajo ishte pjesë e FRD dhe konkurroi për deputet në qytetin e saj, ku mori jo pak vota.

 Kur ishit e vogël në biseda mes shoqesh e kishe parandjerë që do të bëheshe një ditë Miss?

– Jo si shumica e gocave që e parandiejnë që të vogla, dëshirën për t’u bërë Mis. Ishe ftesa e një mikeshës ime që ishte pjesë e organizimeve dhe njëkohësisht Miss dhe pranova. ..

 A është një qytet fanatik Kukësi?

– Si qytet i vogël dhe mund të mendohet i tillë, (fanatizëm) por do të thoja që çdo event që zhvillohet për herë të parë ka ngjyra fanatizmi, me kalimin e kohës çdo gjë ka aromë ndryshimi. Evente të tilla mbaheshin, tani ka kohë që jo, për arsye financimi… Shumë shpejtë kemi në plan të Kurorëzojmë më të bukurën e qytetit të Kukësit.

 Kjo rrugë ishte nisma jote, apo dhe një shtysë e prindërve?

– Nisma ime ka qenë pothuajse e vetme, mjafton dëshira dhe gjithnjë mund të jesh aty ku dëshiron, por mund të them që gjatë rrugës kam pas mbështetjen e prindërve

 Nga Miss në modele, si kalove në këtë start të dytë?

– Te e “Diela Shqiptare” me stilistin e njohur në Shqipëri Joni Peçi ishte një periudhë e gjatë dhe e bukur.

 Në konkurrimin në Shkodër për mis në atë qytet si je ndjerë?

– Të thuash e lumtur kuptohet, por do thoja e vlerësuar dyfish duke qenë dhe nga Kukësi.

 Kush nga familja është gëzuar më shumë për këto suksese?

– Haahaha. Nga familjarët besoj që të gjithë pa dyshim, Mamaja është ajo që e shpreh dhe e përjeton më shumë çdo gëzim të fëmijëve besoj unë.

 Në Shkodër ishit më perfekte? Ju hapën më shumë mundësi?

Shekspiri thoshte: “Në këtë botë nuk ka asgjë plotësisht të mirë dhe plotësisht të keqe, është mendimi ynë që i bën të tilla”, jam ndjerë elekuente në këtë drejtim, jo çdo gjë buzëqesh në mënyrën e duhur….. Por ia kam dal suksesshëm pa krijuar ide apo pyetje tek Verioret e Shkodrës si, çfarë, pse, apo nga… një buzëqeshje e dhënë në momentin e duhur është cilësuar si shërim. Ky ka qenë dhe çelësi im … Sa për mundësitë, sigurisht që, ishin të shumta dhe inkurajuese për ngjitjen e shkallëve në këtë aspekt.

 Besoni në numra, apo jeni supersticioze në diçka të veçantë?

 –        Absolutisht kundra supersticizmit, numrave, sendeve e çdo gjë tjetër…. Besoj vetëm në ZOT me gjithë zemër dhe nuk mbështetem në kuptueshmërinë e tjerëve, prandaj dhe më shumë se gjithçka tjetër ruaj zemrën sepse prej saj dalin burimet e jetës, njeriut që ecën nuk i takon të drejtoj as hapat e tij pa mbështetjen në ZOT.

 Keni idhuj apo modele në jetë, apo ndoshta keni karakter të veçantë?

 Nuk kam idhuj dhe nuk ndjek ndonjë shembull të dikujt. Mendoj se vetja ime është shembulli që ndjek dhe më pëlqen ta bëj këtë, edhe pse mund të duket nonsens. Por në një kuptim kam dhe unë një udhërrëfyes; ai është babai im… ai nuk jeton më, por unë mbaj mend thuajse çdo këshillë të tij….

 Cilat janë synimet e jetës?

– Varet në çfarë aspekti e si i shikojnë gjërat, po më kryesorja është pavarësia në aspektin financiar , sigurimi i një jetese sa më të mirë me të ardhura më afatgjatë, s’ka rëndësi çmimi ose shkëmbimi për të arritur këto. Një karrierë e suksesshme do ishte idealja dhe më e shtrenjta për një vajzë.

 Modelingu sot në Shqipëri a ka hapësirat e duhura?

– Mundësitë në Modeling janë po aq të lehta po dhe aq të vështira… kur nis një rrugë me ulje & ngritje gjen veten duke ngjitur shkallët një e nga një.

 Ju keni mbaruar për juriste. Modelingu e sfumon këtë profesion tjetër elitar? Kush të jep më shumë siguri?

– Çdo profesion dashurohet përderisa e mbërthen pas vetes me fuqinë e djersitjes së mendjes, mjafton të kesh dëshirë…. njeriu ecën me hapin e kohës.  Tani do thoshja më shumë se çdo gjë tjetër e dua profesionin tim.

  – Pres të sjell shumë më shumë nga ç’mund të mendoj unë, akoma s’kam lundruar në profesionin tim.

 Kush të frikëson në jetë?

– Të mendoj që vdekja dëshiron shoqërinë e njeriut, është  tmerrësisht e frikshme

 I përdor  gënjeshtrat normale apo ato të bardha?

– (Qesh) më mirë e dyta gënjeshtra të bardha është dhe argëtuese, por të them që kurrë s’më ecin dhe e habitshme që s’kam përparmi në këtë aspekt ndaj nuk tentoj…

 Kur ndihesh më mirë kur të thonë je e bukur apo je inteligjente?

16- Një pyetje lozonjare kjo (qesh)… për mua vetëm nëse je inteligjente do jesh dhe e bukur, bukuria nuk varet nga kushtet e jashtme, por nga faktorë të brendshëm.

 I kushtoni shumë kohë lukut, përdorni shumë kozmetikë?

– Karriera publike dhe të motivon për ndryshimin e luku, por adhuroj natyralen kam kohë që qëndroj ke natyralja.

 Mendimi juaj për operacionet plastike?

– Nuk jam kundra operacioneve plastike nëse bëhen në masën e dukur, kur kalon limitet është plotësisht pa kripë.

 Makina dhe parfumet e preferuara?

 – Nuk do ishte keq “Audi Q7”, tek parfumet kam egon ti provoj të gjithë, por do veçoja këtë periudhë “Lancome – Paris”, sa për ngjyrat e gjej veten kudo mjafton të jenë të theksuara.

 Jeni xheloze ndaj shoqeve?

– Xhelozia është një mjet i rrezikshëm, e aftë të provokojë një shpërthim në egon e një personi. Nëse e njeh mirë vetveten s’ka arsye pse te jesh xheloze ndaj asgjëje e askujt. S’kam pasur “fatin” të përballem me xhelozinë, (qesh).

 Arma më e fortë e femrës?

– Arma më e fortë e çdokujt është e duhet të jetë: vullneti, vendosmëria dhe toleranca. Vullnet për të bërë gjithçka, vendosmëri për t’mos u dorëzuar kurrë, ndaj duke luftuar arrihet gjithmonë pak, duke toleruar arrihet shumë më tepër se sa shpreson.

 Kush është problemi më pikant i femrës shqiptare sot?

 Siç e citova dhe më lartë për femrën shqiptare, problem mbetet mospasja e një varianti punësimi. Pavarësia me financat do t’i cilësoja si problematike sot …

 Përkufizimi juaj për dashurinë?

– Pyetja që kurrë nuk mund t’i vendosësh pikën… po aq sa e bukur kjo pyetje po aq dhe e vështirë. Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes, mendoj që, nuk e gjejmë kur e kërkojmë, ajo vjen tek ne kur nuk e presim…. S’jam dakord me Roshfuko apo Josenki, kur mbrojnë tezën si: derisa dimë të dashurojmë, të mësojmë edhe të ndahemi & Kur njeriu kupton pse dashuron, atëherë nuk dashuron. Besoj që bien në dashuri ata që nuk e njohin njëri-tjetrin Unë s’jam e dashuruar.

A i keni filluar pushimet e verës?

– Pushimet kanë qenë të pjesshme këtë sezon, nuk besoj që do kem pushime të plota për arsye personale.

 Ku dëshironi t’i bëni pushimet?

– Shqipëria është perla e bukurisë. Unë e adhuroj Shqipërinë mjafton të jem me personat e duhur dhe kudo perfekt do ishte.

 Mendimi juaj për politikën?

– Unë jam pjesë e politikës, pasi jam Nënkryetare e Forcës më të re sot FRD Fryma e Re Demokratike, gjithashtu, kandidatë për deputetë në zgjedhjet e kaluara …. Do vazhdoj të jem pjesë e politikës.

 Qyteti që keni ëndërr ta vizitoni?

– Londra meqë se kam vizituar asnjëherë.

Cila ngjyrë ju pëlqen në verë?

 – Këtë sezon jam te e kuqja.

 Ushqimi i preferuar?

Ushqimi imë i preferuar si verës po ashtu dhe dimërit janë frutat e detit të shoqëruara me verë. Unë jetoj me fruta dhe i dëshiroj gjitha psh… luleshtrydhe, ananas, etj., etj..

 Po pijet që frekuentoni?

– Vera e kuqe.

 E pëlqen stinën e verës dhe a e duron vapën?

– Kur vapa i kalon limitet bëhet e padurueshme, por në përgjithësi kam marrëdhënie të mira me vapën.

 Udhëtimet pëlqeni t’i bëni me makinë apo me avion?

– Udhëtimet i përjeton shumë më këndshëm kur bëhen me makinë, gjithsecila ka atë ndjesinë me vete, por makina më plotëson emocionalisht.

 Preferoni udhëtime vetëm?

Jo gjithmonë, por është e nevojshme dhe për udhëtime vetëm.

  Sportet që preferoni në plazh?

– Notin dhe vrapin.

 Orari i verës?

 Në orën 9:00 zgjimi, pasi dhe fjetjen e mbyll në 1 apo 2 pas mesnatës.

Ushqimi kryesor në verë?

– Bëj shumë kujdes me ushqimin, nuk e teproj kurrë në të ngrënët, por nis me Luleshtrydhe, qumësht, kroasant, lëng frutash që e përgatis vet, vezë, pra një mëngjes i shijshëm…

Albert Z. ZHOLI