Festivali ndërkombëtar i teatrove në Butrint nga 18-23 korrik

523
Skena e Butrintit do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove nga data 18-23 korrik. Ministria e Kulturës bën me dije se janë tri kompani teatrore të huaja pjesëmarrëse dhe ato nga vendet fqinje dhe dy të tjerat janë shqiptare. Dita e parë e festivalit do të hapet me teatrin bullgar, i cili do të ngjitë në skenë shfaqjen “Dekameroni” nën regjinë e Diana Dobrevës. Në ditën e dytë do të jetë teatri “Silence” i Bergamos në Itali që do të ngjisë në skenë veprën “Zëra të huaj” nën regjinë e Luigi Pezzoti-t.
Në ditën e tretë do të jetë teatri “Aleksandër Moisiu” i qytetit të Durrësit, që do të ngjisë në skenën antike të Butrintit një nga pjesët më të suksesshme të këtij viti, “Elektrën” nën regjinë e Laert Vasilit. Më pas në skenë do të ngjitet trupa e teatrit të komedisë së Shkupit me pjesen “Lisystrata” e Aristofanit, nën regjinë e Natasha Poplavska.
Ditët e edicionit të 13-të të festivalit të Butrintit do të mbyllen nga një vepër e njohur që vjen nën interpretimin e aktorit shqiptar, Mirush Kabashi. Ky festival realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencisë Tregtare të Turizmit, Institutit Italian të Kulturës e Postës Shqiptare.
Sigal