Elbasan, vidhet kisha gjatë natës

617
Persona të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e kishës në fshatin Kuqan të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku autorët kanë marrë në arkë shumën prej 20 mijë lekësh të reja. Në kishën ortodokse “Shëngjergji”, ka shkuar grupi hetimor për të nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal