Skënderbeu dhe Salihi shkatërrojnë amatorët e hipotekojnë kualifikimin

480
Skënderbeu kualifikohet në turin tjetër në Champions League, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 4-1 amatorët nga Irlanda e Veriut, Crusaders në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë. Heroi i ekipit kampion në Shqipëri ishte Hamdi Salihi që shënoi dy gola duke realizuar pritshmëritë, por duhet theksuar se loja e korçareve nuk ishte në një nivel shumë të lartë edhe pse përballë kishte një ekip shumë herë më të dobëta. Megjithatë rëndësi ka fitorja dhe thuajse sigurimi i kualifikimit, pasi vetëm një çmenduri mund t’i eliminonte shqiptarë në ndeshjen e kthimit. Skënderbeu e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa në minutën e 15 kalon në avantazh me Nimagën. Mesfushori nuk e kishte shumë të vështirë të shënonte pas pasimit të Berishës brenda zonës. Goli rriti intensitetin e lojës së vendasve që shënojnë edhe golin e dytë me Hamdi Salihin, ku meritë kanë Berisha për gjuajtjen e fuqishme, ç’ka bëri që portieri kundërshtar nuk arriti ta zotëronte duke ia dhuruar shkodranit, që nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Pjesa e dytë nis e mirë për miqtë që ngushtojnë diferencën me Ouens, që dërgoi topin në rrjetë me kokë. Korçarët nuk u pajtuan me rezultatin e ngushtë duke kërkuar golin e tretë që e gjetëm em Berishën në të 76’, ndërsa për golin e katërt që vulosi gjithçka mendoi sërish shkodrani Hamdi Salihi.
Shkëmbi jep një asist perfekt për Salihin dhe ky i fundit i gjendet brenda zonës pasi kontrollon topin godet dhe tund rrjetën duke vulosur gjithçka.
Sigal