Edhe këtë vit, tender 240 milionë lekë për kujdes shëndetësor në plazhe, pa pasur qendra shëndetësore

862
Përparim HALILI
Në 3 sezonet e fundit verore vlera është e njëjtë, por nuk ka as regjistër të trajtuarish dhe as pasqyrë shpenzimesh 
Është bërë praktikë tenderi i përkujdesjes shëndetësore për plazhistët gjatë sezonit veror në gjithë vijën bregdetare e liqenore të vendit, të miratuara si zona plazhi nga Shkodra e deri në Sarandë, Prespë dhe Pogradec! Çudia nuk qëndron në faktin, se përse në 3 vitet e fundit, fondi limit i tenderit për çdo sezon veror është i njëjtë dhe as se përse, prej 3 vitesh këtë tender e fiton e njëjta firmë direkt ose me kontraktor të këtij shërbimi. Është fjala për pushuesit bregdetarë, në shërbim të të cilëve akordohen miliona lekë nga taksat publike, për kujdesin mjekësor të pushuesve gjatë sezonit të plazhit. Po çfarë ndodh? Tenderi planifikohet, publikohet, zhvillohet, fitohet dhe në fund të sezonit të plazhit, deklarohet me “letra të rregullta”, sikur vlera financiare për çdo zonë plazhi është shpenzuar konform kontratës. Është një fond me vlerë 240 milionë lekë me TVSH, i cili përpjesëtohet në mënyrë të barabartë për qendrat shëndetësore të zonave bregdetare pavarësisht të fluksit të pritshëm të pushuesve, vlerë që duhet venë në dispozicion të kujdesit mjekësor të plazhistëve. Mirëpo çudia qëndron në faktin, se fondet, nuk u jepen qendrave shëndetësore në Himarë, Dhërmi, Velipojë, Shëngjin, Divjakë, Borsh, Sarandë, Pilur, Vlorë, Durrës, Kavajë, Golem etj., por nëpërmjet tyre me letra zyrtare, i jepen nj firme private që merret me treg ilaçesh, që thuhet se kryen edhe shërbimin e kujdesit mjekësor për plazhistët. Aq fiktiv është ky investim, sa ka 3 fakte që stonojnë: Së pari, thuhet se në çdo sezon veror, në Shqipëri pushojnë 5 milionë plazhistë. A mjafton kjo vlerë financiare për këtë numër pushuesish? Së dyti, sipas letrave të mbylljes së sezonit të plazhit, thuhet se shërbimi mjekësor “u krye me sukses” dhe eficencë në çdo plazh të Shqipërisë, madje edhe anës Vjosës, Shkumbinit, Osumit, Erzenit e lumit të… Radikës! A mund të mbulojë një firmë private me 10-15 punonjës gjithë shërbimin mjekësor në plazhet bregdetare, lumore e liqenore të Shqipërisë? Së treti, këto fonde, akordohen edhe për zona plazhi ku nuk ka qendra shëndetësore, sidomos në zonat e reja ndërmjet qendrave të banuara apo përgjatë vijës bregdetare, të krijuara prej investimeve të reja! Si plotësohen letrat financiare për shërbimet mjekësore ndaj pushuesve, në këto zona ku nuk ka shërbim mjekësor?!
QENDRA SHENDETESORE HIMARË 
1. Autoriteti kontraktor, adresa,nr.tel: Qendra Shëndetësore Himarë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedure e Hapur Elektronike- mallra. 
3. Objekti i prokurimit : Blerje barna dhe materiale konsumi për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore”. 
4. Fondi Limit: 20,294,606 (njëzet milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtë) Lekë pa TVSH 
5. Afati i kryerjes së shërbimit: nga nënshkrimi i kontratës me afat maksimal 01.06.2017 
6. Data e zhvillimit të tenderit: 10.05.2017 
7. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit. 
8. Data e lidhjes së kontratës: 01.06.2017
9. Vlera e kontratës 2,621,733 ( dy milionë e gjashtëqind e njëzet e një mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre ) Lekë me tvsh. (Plazhi Dhërmi+Himarë+Qeparo) 
10. Kontraktori: Shoqëria ”Farma Net Albania” Shpk NIPT
Sigal