Koncesioni i Hemodializës, ja denoncimi i kompanisë së skualifikuar prej trustit Beqja-Nushi

642
Skandal që duhet çuar para drejtësisë
Ja çfarë thotë firma: U njoftuam nëpërmjet sistemit elektronik, mbi raportin e bërë për procedurën me objekt prokurimi: “Blerje materiale mjekësore dhe barna për Hemodializën”, Loti 4, konkretisht Filtra, Linja, Age Hemodialize. Morëm pjesë në tender, por sipas KVO të tenderit, rezultoi se Shoqëria “SAER MEDICAL” ishte skualifikuar! Kjo ndodhi edhe pse në këtë prokurim, ne ishim me vlerë të ofruar 40% më ulët se të tjerët, me çmim dhe me materiale të cilësisë së parë, që përdoren në të gjithë vendet e botës. Vonesa e marrjes së vendimit, na kishte krijuar dyshimet, që shoqëria jonë do të skualifikohej, duke parë edhe sjelljen e KVO-së dhe Shërbimit të Hemodializës, manifestuar dukshëm “kundër” gjatë seancës së provave të kampioneve që paraqitëm, të cilën e sqarojmë sa më poshtë vijon. 

1. na thanë se shkaqet e skualifikimit ishin, se shoqëria jonë nuk plotësonte kriteret e veçanta të kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur kopjen e bilancit të vitit 2012. Shoqëria jonë operon prej më se 20 vitesh në tregun shqiptar në tregtimin e pajisjeve dhe materialeve me përdorim mjekësor, dhe Ju në bazë të VKM (Nr. 914 datë 29/12/2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, Neni 66 pika 3, ku citohet: “Nëse është e nevojshme, komisioni I vlerësimit të ofertave kërkon sqarime nga ofertuesit, të cilat duhet të jenë me shkrim ose të reflektuara në procesverbal), mund t’i kërkonit sqarime shoqërisë sonë për më tepër që luhen 10,892,660 (dhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekë të taksapaguesve shqiptarë, aq më tepër që në bilancin e vitit 2013 pasqyrohet edhe viti paraardhës, pra viti 2012.

2. na u tha, se në mostrat e dorëzuara, “paketimi i ageve arterio-venoze i prezantuar nga operatori ekonomik “SAER MEDICAL” nuk ishte i veçantë”, ashtu siç kërkohej në specifikimet teknike. Ne sollëm mostrat në mënyrë që të vlerësohej cilësia e materialit. Në ofertë është ofertuar çdo artikull më vete dhe ashtu do të lëvrohej në rast kontrate. Nëse ishin në mëdyshje, përsëri bazuar në VKM Nr. 914, mund të na kërkonin sqarime dhe jo të na skualifikonit. Kush ju tha që paketimi ageve arterio-venozedo të jetë së bashku, përkundrazi në ofertë e cila kalon në kontratë duket qartë që ato janë veçmas.
3. Sa i përket filtrave të dorëzuar nga ana jonë, na u bë me dije, se këto filtra janë me ngjyrë rozë nga ana e jashtme dhe sipas tyre, ngjyra e filtrave tanë është më e errët. Për të sqaruar këtë fakt, çuam sqarimet teknike, së bashku me evidencat klinike.
Ja 10 pyetje, që provojnë abuzimin dhe klientelizmin me koncesionin e Hemodializës
1. Duke qenë se ne e kontestojmë të gjithë procesin dhe duke Ju dhënë materiale të cilat ju i keni edhe për 2 pacientë të tjerë, a mund të riprovohen këto edhe njëherë në prani të gjithë personelit të shërbimit të Hemodializës dhe atij të nefrologjisë, duke u bërë edhe procedurat e injektimit të heparinës para gjithë komisionit? 
2. A ka pasur ndonjë prej pacientëve që bëri seancën e dializës me materialet e paraqitura nga ne, simptoma minore apo madhore?
3. A ka ndonjë evidencë të analizave të gjakut të pacientëve të cilët bënë filtrimin e gjakut me filtrat tanë, në krahasim me ato të kompanisë tjetër, dhe po të ketë kush i ka parametrat më mirë?
4. A mund të masim parametrat dhe të shohim me cilin filtër gjaku është më i pastër? 
5. Çfarë ndodh, nëse Ju nuk argumentoni humbjen e gjakut në filtra, është shumë e lehtë të argumentohet gjendja e gjakut të pacientit pas seancës së Hemodializës dhe nëse tek pacienti do të kishte diferenca në analizat e gjakut, atëherë mund të deduktohej për defekt gjatë filtrimit të gjakut me filtrat e kompanisë A apo B?
6. Si ka mundësi që kompanitë produktet e të cilave ne kemi ofruar, prodhojnë për të njëjtat aparatura në gjithë vendet e botës dhe vetëm në Shqipëri nuk bëjnë?
7. Ju paskeni marrë relacion edhe nga personeli i mesëm, në një kohë që në të gjithë tenderët e zhvilluar në QSU “Nënë Tereza”, relacioni bëhet nga personeli i lartë, si është “harruar” ky detyrim? 
8. A keni bërë ndonjë mbledhje me personelin e lartë, mjekët, për të firmosur këtë relacion? 
9. A e firmosi ndonjë mjek? 
10. Ç’thanë mjekët?
Sigal