“E bukura dhe Bisha”, edhe për Emma Watson

545
Sigal

Aktorja e njohur Emma watson do të jetë në rolin e të bukurës në filmin e ri “E bukura dhe Bisha”.

Kjo gjë u bë e ditur më herët në revistën Entertainmend weekly, por tashmë janë publikuar dhe fotot e para të bukuroshes.

Emma, që të gjithë e mbajnë mend si Hermony tek filmi i Harry Potter, tani do të jetë protagonistja e filmit të njohur të animuar.

Aktores britanike duket se i është përshtatur më së miri roli, pasi me fytyrën e ëmbël dhe elegancën e saj të jep përshtypjen e një vajze të bukur e delikate.

Ndërsa Bisha do të luhet nga Dan Stevens, dhe dyshja është në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.