Dritëro Agolli, iku po mbetet…

733
Ka Shqiponja që fluturojnë,
Dhe vdesin duke fluturuar,
Ka Korba që plehrave rrëmojnë,
Dhe ngordhin të harruar…
Dhe Dritëro Agolli ishte një Shqiponjë që fluturoi dhe vdiq në fluturim… 
Nga AGIM JAZAJ 
Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të Letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar. Njeriun e skalitur dhe të selitur: Dritëro Agolli. Ai është larguar nga bota e të gjallëve, por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë. Të gjallë dhe të vlefshëm për rracën shqiptare, dhe jo vetëm atë e ka bërë, lënë dhe do ta mbajë në Altarin e Përjetësisë; Vepra e tij publike, publicistike, poezia, fjala shëruese, vizioni frymëzues, parshikues dhe udhërrëfyes përgjatë gjithë jetës së tij të gjallë, edhe duke qënë i vdekur do të mbetet një shëmbull frymëzimi, në memorjen e kombit. 
Në personazhin e tij, të shënjës “Peshorja” ishin mpiksur në mënyrën më përfekte, njeriu njerëzor, krijuesi model, qytetari i qytetruar, politikani rrebel, atdhetari i flakët… Ai që ndjente dhimbjen e të tjerëve në shpirtin e tij, ai që shërontë plagët me fjalë dhe me angazhim. Ai që i’a merrte këngës devolliçe, nga Menkulasi, dhe nga Labëri, nga Tropoja, Skrapari, Shkodra, Kruja, nga Kosova, Gostivari, Ulqini, Presheva…Ai shqiptar i shqiptarisë, model që po e kërkojmë me pishë ne rraca shqiptare. Kemi pasur fatin, në kohën djaloshare, kur i madhërishmi Dritëro ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë të merrnim “OK” prej tij, si TALENT i pozuar në shtypin e kohës, për të marë viston e shkollimit dhe kualifikimit…. 
Kemi pasur raste fatlume të flasim në podiume dhe të shtërngojmë dorën, të trokasim gotën e rakisë me poetin e pa vdekshëm Dritëro Agolli. Ai është nga ajo plejadë e cila mbetet e gjallë edhe kur ka vdekur, dhe jo si pjesa tjetër që rezultojnë të vdekur edhe kur janë të gjallë. Ai parashikonte dhe paralajmëronte katastrofën. I thoshte bukës bukë, dhe kurrë të zezës të bardhe. Ai kurrrë nuk ishte dhe nuk jetoi si puthador i politikës, por si një shërbëtor i populli, i vendit, përgjatë jetës së tij. Sekuencat filmike të ritrasmetuara koto ditë, të viteve ,’90- në kongresin e 10-të, të fundit të PPSH, kur poeti, politikani i pa mposhtur, klithi me të madhe dhe doli nga rreshat në sallën e kongresit, edhe përpara turmave, çakejve, të marrëve, në unisonin Konformist. Foli hapur e pa i’u dridhur qerpiku për katarstrofën që kishte pushtuar vendin nga politika e dështuar. Nga ata që ulirinin në ato çaste kundër tij, ndoshta dje kanë qënë dhe të penduar, hipokrit, sa dhe të fëlliqur… 
Ndonëse i rrethuar nga klithmat e të marrëve, ai nuk u mposht. Fliste me Forcën e Arsyes, i vetmuar, por jo vetëm, jo me Arsyen e forcës! Botën e kanë zhvilluar të diturit dhe jo të marrët. 
Ajo Lukuni në atë sallë, përpara mëse 27 viteve, vallë si ndihen sot, shfaqen ende nëpër salla e kudo edhe sot ditën me diell kundër zërave, Kundër Korifejve, përkrah Lakejve!…
Dritëro Agolli iku, po mbetet…
Sigal