Dashuria çon botën përpara!

785
Sigal

INTERVISTA / Flet gazetarja & prezantuesja e njohur e TV Klan, Ergesa Nexhipi: Rudina Magjistari është një femër e kompletuar 

… Ajo është moderatorja e kronikës së Durrësit në Programin e Mëngjesit në televizionin “Klan”, Aldo Morning Shoë. Është një ndër femrat më të bukura për t’u marrë shembull në stil dhe veshje. Në këtë intervistë ndryshe dhe ekskluzive për “Telegraf”, Ergesa rrëfen me detaje fëmijërinë e saj, pasionet e vegjëlisë, sfidat, ambiciet profesionale, rrugën drejt suksesit dhe dashurinë e madhe për botën e televizionit. Bukuroshja Ergesa Nexhipi nuk pi cigare, por ka qejf verën e kuqe, të cilën nuk e ndan nga tavolina, por pa e tepruar. Vishet sipas stinëve në mënyrë praktike dhe gardëroba e saj rritet për çdo ditë. Është e dashuruar që fëmijë me ekranin dhe tashmë që ju dha shansi e ka të vështirë të ndahet prej tij megjithëse vazhdon studimet. Është kërkuese dhe mjaft korrekte në jetë.

 Përshëndetje Ergesa, prej kohësh ju shohim në Aldo Morning Show, më thoni ju lutem si u gjende në këtë emision ?
Tashmë bëhen tre vjet që unë jam pjesë e “Aldo morning show”. Në këtë emision në fakt jam gjetur krejt rastësisht, kur para 3 vitesh më njoftuan që vendi ishte i lirë. Më pas konkurrova dhe më pranuan, duke qenë dhe natyrë e lirshme dhe kam pas të bëj gjithmonë me artin me prezantimin dhe me televizionin ishte një avantazh për mua.

 Je çdo mëngjes live në Tv “Klan”, sa e vështirë është kjo?
E vështirë nuk është fare, sepse për mua tashmë është bërë si të hash mëngjesin, sepse ja kam marrë dorën prej kohësh tashmë, por thjesht fakti i zgjimit në mëngjes është pak i sikletshëm pasi programi starton shumë herët.

Si është të punosh me Aldon, sa tip i vështirë dhe kërkues është Ai?

Të punosh me Aldon është kënaqësi dhe këtë e them me plot gojën, unë kënaqem dhe argëtohem vërtet çdo mëngjes, përveç se jam një prezantuese në emisionin e tij jam edhe një teleshikuese dhe fanse e emisionit ALDO MORNING SHOW! Është e vërtetë që mund të jetë kërkues, por kjo është për të mirën e emisionit dhe për të mirën e të gjithëve .

 Cili është roli yt në program, a mund të quheni gazetare?
Atëherë, unë jam Moderatorja e Kronikës së Durrësit, jam ajo që hap programin, bëj aerobinë, them lajmet urbane për qytetin tim, bëj prapë lidhje të dytë apo të tretë me lajme të ndryshme që mund të jenë si urbane si lajme nga bashkia, më pas bëj mbylljen që mund të jetë në gjuhë të huaj, konkretisht në spanjisht, duke qenë se vazhdoj dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Mendoj se, roli im në emision është i domosdoshëm, dhe jo vetëm i imi por edhe i korrespondentëve të tjerë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë!

Mund të na thoni fillimet tuaja në botën e televizionit pasi dimë që janë të hershme.

Fillimet e mia në fakt të hershme kanë qenë, sepse që e vogël kam qenë pjesë e një emisioni për fëmijë, më pas kam marrë pjesë në televizione të tjera me aktivitete të tjera kulturore  dhe së fundmi këtu tek ALDO MORNING SHOW dhe s’besoj se do mbetet këtu, sepse unë mendoj se kam lindur për artin dhe do vdes në art.
 Na tregoni diçka për jetën tuaj sentimentale. A jeni e dashuruar ?
Jo, nuk jam e dashuruar, nuk kam kohë në fakt, sepse jam shumë e fokusuar tek shkolla, duke qenë se këtë vit jam në vit të parë në master shkencor për mësuesi të gjuhëve të huaja. Them se është një shkollë që kërkon shumë vëmendje dhe fokusim, duke qenë natyrë shumë kërkuese ndaj vetes dhe që dua dhe kërkoj të shkëlqej në çdo aspekt të jetës. Së fundmi jeta ime sentimentale është shkolla, puna, shoqëria dhe familja, pra nuk ka për momentin një person të rëndësishëm për të vazhduar një lidhje serioze .

Çfarë do të ndryshoje tek Aldo Morning Show, nëse do kishit mundësi?
Asgjë nuk do ndryshoja, është perfekte kështu siç është.

Jeni për martesë apo bashkëjetesë?
Martesë pa dyshim, për mua është e shenjtë martesa dhe familja.

Veshja juaj e preferuar?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë e mbyllur në zyrë normalisht e veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që i përshtatem eventit.
 

 Sa rëndësi i kushtoni pamjes tuaj?
I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim.
 Pro apo kundër kirurgjisë plastike?
Shumë pro, kjo gjë është në zgjedhjen e personit.

Pro apo kundër martesave gay ?
Sigurisht që pro, është viti 2012 dhe mendoj se të gjithë duhet të jenë pro.

Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike, përditshmëria me palestrën dhe ecjen. Këto janë kryesoret për të pasur një fizik në formë.
Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë, Sipas jush ?
Më pëlqen shumë stili i Tunës në fakt, këngëtares së njohur kosovare.
 Pjata e preferuar e Egit?
Supa me perime, sallatat e ndryshme & frutat.
 Ku preferon t’i bësh pushimet?
Në fakt jam tip që më pëlqen të eksploroj dhe në verë bëj shumë udhëtime nëpër vende të ndryshme të Europës apo edhe të Shqipërisë, por vendi im i preferuar është SPANJA, thjesht e adhuroj dhe kam në plan në fakt që këtë verë ta kaloj në IBIZA, shpresojmë!
 Marrëdhënia me cigaren & pijet alkoolike?
Cigare nuk pi. Nuk më pëlqen. Alkool pak ,vetëm fundjavave, por jam fanse e paparë e verës së kuqe, nuk e ndaj nga tavolina, apo nga mbrëmjet mes miqsh!
 Cili është idhulli juaj në botën e televizionit & spektaklit ?
Do të veçoja këtu Moderatoren e njohur R. Magjistari, një femër e kompletuar!
 Përkufizo termin Dashuri !
Dashuria … Dashuria çon botën përpara. Dashuria nuk duhet të mungojë kurrë në jetën tonë! Dashuria për familjen, për punën, për gjysmën tënde, për gjithçka …

Jeni supersticioze?

Aspak. Jam konkrete në jetë.

Lexoni libra artistikë?

Vetëm në verë, kur jam me pushime, muajt e tjerë jam e mbingarkuar me mësime.

Çfarë vlerësoni tek një njeri?

Inteligjencën dhe sinqeritetin. Kush i ka këto të dyja për mua është njeri perfekt.

Keni kohë të lirë?

Shumë pak. I kam privuar vetes shumë argëtime.