Sali Malaj, artisti që çdo ditë vulos karrierën

1297
U lind dhe u rrit në një familje fisnike me tradita shumë të pasura kulturore dhe artistike të krahinës me të cilat, ai na tregon se u përball për herë të parë që në vegjëli kur luante në kopshtin e shtëpisë së tij me këngët dhe vallet popullore. Ai vazhdon duke na treguar se si u mahnit kur pa babanë që luante në fizarmonikë dhe nisi të këndonte bashkë me të! “Ky moment ishte impakti i parë dhe vendimtari për mua, aty u qartësova se çfarë rruge do të zgjidhja në jetë.” Aty nisi rrugëtimi i gjatë dhe i bukur i karrierës si kantautor, sepse përveç një zëri si të bilbilit Saliu zotëron me mjeshtëri fizarmonikën dhe organon, pasi ka zhvilluar kurse 3- vjeçare në Liceun e Tiranës! Numëron rreth 15 vjet karrierë si instrumentist dhe këngëtar profesionist pa shkëputje nga puna nëpër evente të ndryshme artistike si: Koncerte në Itali, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni i ftuar si këngëtar dhe instrumentist përkrah emrave më të mëdhenj të folkut shqiptar si; Irini Qirjako, Petrit Lulo, Dule Malindi, Paro dhe shumë të tjerë. Gjithashtu numëron në repertorin e tij materialet të shoqëruara me videoklipe: “Le të dalë ku të dalë” , “Vajzë nga Berati -Vajze nga Kuçova” , “O Usta, Qofsh i Bekuar!”, “Kolazh Popullor” dhe njëkohësisht është në përfundim të albumit të parë. Saliu na tregon që dëshira dhe pasioni për muzikën popullore sa vijnë dhe e motivojnë më shumë për të punuar dhe ecur përpara, në planet e tij më të afërta, na zbulon gjithashtu detaje edhe për turneun në Amerikë me mikun e tij më të mirë Novrus Vengo, klarinetist mjeshtër dhe Qytetar Nderi i Beratit për të cilin shpreh një mirënjohje të pafund për mbështetjen që i ka dhënë.

Enea Cenko
Sigal