Çfarë po ndodh me Marinën dhe Getoarin?!

582
Pas bërjes publike të lidhjes së tyre, Marinën dhe Getoarin i shihnin të fotografuar në çdo vend bashkë. Madje nuk do të gënjenim nëse themi se u bënë edhe dyshja e preferuar e shoëbiz-it. Por siç duket, dy zogjtë e dashuruar janë në prag të ndarjes, ose ndoshta i kanë ndarë rrugët. Të paktën kështu janë shprehur burime të afërta me çiftin për magazina.al.
E për t’i shtuar më shumë dyshimet për një krizë të çiftit, vlen të përmendet fakti se kohë më parë ata publikonin fotografi bashkë nga pushimet, por tani u bë një kohë e gjatë që ata nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale.
Postimi i fundit i Marinës në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkë me Getin është rreth 14 javë më parë, dhe mos të harrojmë se moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa Geotari ka hedhur një fotografi me Marinën rreth 4 javë më parë.
Sigal