Grabitje me armë në Tiranë

486
Grabitet me armë një market në rrugën “5 Maji”. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në kryeqytet.
Sipas policisë, personat kanë hyrë në market dhe kanë marrë xhiron ditore nën kërcënimin e armës.
Më pas dy autorët janë larguar, ndërkohë policia ka filluar kontrollet në zonë për kapjen e autorëve të grabitjes. 
Sigal