Çfarë po ndodh me fytyrën e Kylie Jenner?

460
“Kylie është shembulli numër një i dikujt që e ka tejkaluar kufirin me procedurat kozmetike.” Ka qënë kjo deklarata e Dr. Tabasum Mir, dermatologe e personazheve të famshme pasi fytyra e modeles nuk dukej në formën e saj më të mirë mbrëmjen e së martës.

Ylli i “Keeping Up With Kardashians” është shfaqur me një fytyrë paksa të enjtur dhe të fryrë teksa dukej disa vite më e madhë në moshë. 18 vjeçarja u fotografua në këtë gjendje në festën e Nip+ Fab në Hollywood ku edhe u emërua ambasadore e firmës. Dermatologia u shpreh për Daily Mail se Kylie ka bërë një sërë ndërhyrjesh plastike në një moshë kaq të vogël në fytyrën e saj që nga botoxi, mbushjet apo heqjet e lëkurës.
Sigal