Australi, gjendet Perla natyrale 2,000 vjeçare

633
Një perlë natyrale deti shumë e rrallë, 2,000 vjeçare është gjetur nga shkencëtarët australianë të mërkurën gjatë gërmimeve të kryera në një shesh.
Gjatë punës punëtorët kanë vënë re gurin e rrallë nën sipërfaqen e tokës, sipas të cilëve perlat natyrale janë shumë të rralla dhe kurrë nuk është gjetur një e tillë. Kjo perlë është prejhistorike.
Perla rozë dhe ngjyrë ari ka formë pothuajse sferike me diametër 5 mm. Për shkak të formës së saj të rrumbullakët kërkuesit përdorën një skaner të vogël për të provuar moshën e saj.
Për banorët e zonës gjithmonë janë treguar histori interesante mbi perlat po shkencëtarët kurrë nuk kishin patur prova të mjaftueshme për ti besuar ato.
Sigal