Revista Newsweek reportazh për Shqipërinë: Prej kohësh ka qenë një mister për Perëndimin

374
Revista prestigjioze amerikane “Newsweek”, i ka kushtuar një reportazh vendit tone, nën titullin “Shqipëria ka qenë prej kohësh një mister për Perëndimin”. Gazetari, njëkohësisht edhe shkrimtar, Harry Eyes, i vë theksin faktit se si një tokë, e cila mbart kaq vlera prej lashtësisë, vazhdon të mbetet ende një territor i paeksploruar.
“Mbyllur plotësisht për dekada të tëra gjatë diktaturës paranojave të Enver Hoxhës, Shqipëria i ka hapur dyert tashmë, por ende duket se ajo ende merr më pak vëmendje sesa realisht e meriton”, shkruan Eyes. Ndërkohë, gazetari rrëfen ndër rreshta se lidhja e tij me Shqipërinë nuk është edhe aq rastësore, pasi stërgjyshi i tij ka qenë ambasadori i parë britanik në Shqipërinë e viteve 1920, dhe derisa u nda nga jeta në vitin 1944 ruante kontakte të vazhdueshme me zhvillimet në vend.
“Duhet ta pranoj se interesi im në Festivalin shqiptaro-britanik të kulturës në marrëdhëniet me Londrën dhe anglo-shqiptare në përgjithësi, i ka rrënjët personale apo familjare te stërgjyshi im i cili ishte ambasadori i parë britanik në Shqipëri në vitet 1920 i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me vendin deri në vdekjen e tij në vitin 1944. Por ai nuk ishte i vetmi anglez i gjeneratës së tij, pasi ka dhe të tjerë më parë, që mund të kenë pasur lidhje të forta dhe ndoshta edhe interes më tepër romantike në një vend të mbërthyer në grackë misterioze e kohës, hapësirës, kulturës dhe fesë, sic ishte poeti Edward Lear apo historianin Noel Malcolm ”shkruan gazetari.
Megjithatë, pavarësisht perceptimit të krijuar ndër vite se Shqipëria është vendi i misterit, kohët e fundit është një gjest i cili ka shtuar kureshtjen e gjithë botës për të mësuar më shumë për vendin tonë. “Newsweek” veçon pikërisht gjestin elegant të parakalimit në Paris të udhëheqësve fetarë shqiptarë katolik, ortodoks, mysliman dhe bektashian, të cilët marshuan krahë për krahë më 11 janar në mbështetje të viktimave të masakrës “Charlie Hebdo”; në të njëjtin marshim ku ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama me lapsat trengjyrësh në xhepin e xhaketës së tij, duke simbolizuar kështu lirinë e fjalës dhe mbështetjen për Francën e plagosur.
Sigal