Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji

19
Sigal

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.

Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.  Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.

Jorgo Papingji ishte një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë në Festivalet e RTSH-së.

Papingji  ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.

Tekstet e tij të kompozuara nga kompozitorë të shquar janë bërë hite, sidomos disa këngë të mirënjohura festivalesh dhe ciklet e këngëve për fëmijë.