Arben DUKA/Si ti nuk ka tjetër

563
Sigal

Thonë s’ka më të ëmbël,

Se mjalti në zgjua,

Po un’ them se janë,

Dy buzët e tua.

Po un‘ them se janë,

Dy buzët e tua,

Kush i puthi vallë,

Edhe s’u shërua.

Janë të ndritur yjet,

Lart, në qiellin blu,

Por jo më të ndritur,

Se dy sytë e tu.

Po jo më të ndritur

Se dy sytë e tu,

Dhe kur si kam pranë,

Dritën lënë këtu.

Shtatë janë mrekullitë

E gjithë kësaj bote,

Po s’ka mrekulli,

Jo, si zemra jote.

Po s’ka mrekulli

Jo, si zemra jote,

Ajo sfidon vitet,

Rinohet në mote.

Të paanë detet,

Në botën e tërë,

Po ky shpirti yt,

Është më i gjerë.