Arben DUKA / PUTHA DORËT E SALIUT!

570
Sigal

Katër vjet u vërtit Ndoka,

porsi pordha nëpër shalë,

u fut prapë në bythë të Salës,

se andej kishte dalë!

 

Dy partitë demokristiane,

u futën nën një flamur,

se veç Ndokës ka marrë qokën,

edhe Lesi në kulturë!

 

S’quhet qeveri e vogël,

me kaq zëvendës ministra,

të vegjlit e politikës,

i mban Sala me kapistra!

 

Dhe pse vezë s’bëjnë dot,

ndërrojnë kaq shpesh furrikët,

se s’na bëre ti, o Zot,

kaq besnikë si katolikët!

 

Ku vajti gjithë ai Ndokë,

ç’u bë trimëri e Ndokës,

si u bë gjithë ajo kokë,

zëvendës i Flamur Nokës!

 

Mua punë nuk më bën freri,

se ndryshe me punon koka,

ç’t’i bëj Zotit që s’më bëri,

një bythec si Nardi Ndoka!

 

Ky shashka Salës i hodhi,

me flamur demokristian,

por tani nga fundi mblodhi,

ç’kishte mbetur në sahan!

 

Opozita kërkon sot,

gjithë ndërgjegjen e njeriut,

ata qe s’e bëjnë dot,

i puthin bythën Saliut!

 

Xhuveli e çeli rrugën,

më pas Meta e bitisi,

mbas tyre rrëmbyen lugën,

Ndoka dhe Shpëto Idrizi!