Sigal

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Turke Junus Emre në Tiranë, Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë Shqipëri-Turqi, Fondacionin Maarif të Turqisë dhe Global Lojistik, me pjesëmarrjen e 9 bashkive nga Turqia dhe të Fondacionit Okçular të Turqisë, do të organizojë më 25-27 shtator 2018 në Sheshin `Skenderbej`veprimtarinë kulturore “Ditët e Turqisë”.

Në kuadrin e kësaj veprimtarie në stendat e hapura për tri ditë në Sheshin “Skënderbej” do të jepen informacione për artin dhe muzikën tradicionale turke dhe do të shijohen gatimet tradicionale nga krahina të ndryshme të Turqisë. Çdo mbrëmje do të organizohen koncerte dhe veprimtari të ndryshme.

Më 25 shtator, ditën e martë, në orën 17.00, do të organizohet ceremonia zyrtare e hapjes me pjesëmarrjen e Hajdar Ali Yıldız, kryekëshilltar për çështjet kulturore të Presidentit turk Erdogan.