Ahmet Demaj: Zëri i labëreshës në emigracion, Tatjana Haskaj

1328
Sigal

Jepuni kurajo atyre që tentojnë të shprehin talentin e tyre ishte thirrja e Dritëro Agollit më 1972 në një kongres rinie në Durrës

 

          Jepuni kurajo atyre që tentojnë të shprehin talentin e tyre: ishte thirrja e Dritëro Agollit më 1972 në një kongres rinie në Durrës. Këtë mendoja kur në faqet e F.B. shkruante një TATJANA HARIZ HASKAJ. Ishte vajza e një miku tim të viteve 1963, punonim rë dy në Tepelenë. Recitimet e saj nga poezia e Ali Asllanit, pikturonte në qendisje, kostumografia, postimet për këngët labe dhe prezantimi si administratore te VATRA SOCIAL – KULTURORE “BIJTË E ILIRISË” në mërgim. Më tërhoqën vëmendjen  krijimet e saj. Fal profesionit si mësues pash një lirshmëri komunikimi të veçantë, pashë një mall pa kufi për Atdheun dhe vendlindjen, fal këtyre cilësive jemi sot këtu në këtë inagurim. Libri titullohet “ÇIRÇJA” një nofkë që shoqëria e gjimnazit “Dervish Hekali” në Ballsh i vendos TATJANËS, autores së këtij libri, dhe kjo na e prezanton si titull të këtij vëllimi poetik. Unë e kuptoj si thirrja për tu mbajtur mend nga ATA dhe gjithë ATA ta kujtojnë si atëhere dhe sot vajzën çapkëne të Labërisë. Janë brenda vëllimit dy kohët. Të 100 poezitë nuk janë gjë tjetër veç metamorfoza e një vajze labe që ka fituar lirinë e fjalës dhe ka ndërtuar një urë komunikimi shembullor, premtuse për të kthyer në realitet ato ëndërra që shumë i mbajnë në sirtar. E sukseshme jo duke fluturuar, por duke ecur me këmbë në tokë. Ky është mesazhi i parë sa hynë në lexim. Argumentues të citoj strofën e fundit të poezisë së parë:

Hiri është esencë e jetës/ Vet njeriu në hi kthehet/ Ndaj kushdi të ruaj hirin/ Shpirti di t’i ngazëllehet.

Të jesh nga Vajza e Vlorës, pas fjalës nënë, babë, motër dhe vëlla, thua: Ali Asllani, Perlat Rexhepi, Beuni. Nuk bënte dot përjashtim Tatjana që për Aliun shkruan:

Beuni i flet Tomorrit/ Zemra del prej kraharorit/ Kurorë mblidhe parinë   / Ato që lindën Alinë.

dhe:             O kurorë e Labërisë/ Fron i lartë i Perëndisë/ Nise Asllan të dytë

Çakenjve tu nxjerrin sytë.

Fund e krye poezia nuk është e shtirur. Jo. Ajo të ngop me sinqeritet. Eshtë larg kuptimit me kode, larg nënkuptimit, është e drejtpërdrejt, ballë për ballë.

Lerëm të humbas/          Në rrugën pa kthim/ Portën e ke hapur

Hyre në shpirtin tim.

Duken si elegji strofa të veçanta te poezia “Si Odiseja Itakën”:

U endëm në dete të hapur        / Aty po vozit dhe sot

Se Fari i Atdheut të shkret/  S’drit dhe brigjet s’gjejmë dot.

Të analizosh 100 fabulat mbi të cilën ndërtohen poezitë, secila e veçantë, boshti i përbashkët. Dhimbje dhe mall emigranti.

Unë lutem dhe ankohem/ A ka Zot o Perëndi…?

Ajo ka një bindje është shqiptare. Dhe këtë e thotë me kaq forcë sa në mes të Milanos apo Londrës bitukut të saj i vë emrin “BEUNI”.

“E kuptova që nuk vlente/ Ngjala rrinte në moçale / Ujin nën rrogos e fuste/ Unë jetoja nëpër male”.

Lab apo labëreshë, pa humor s’ka jet poezia “Plaku nga Dukati” vë në provë me tallje zgjuarsinë e djemve. Sarkazma të ngjit për muri, aq sa dhe deformimet historike i quan thikë pas shpine.

 

Në këto ditë dimri të ftohtë akull, poezia e TATJANA HASKAJ,  i ngjan një prushi në oxhak të gjyshit që të ngroh deri në palcë.

          Pse shprehem kështu?

Poezia të krijon ngrohtësi, s’të përbuzë, s’të mbam lag, të bën njësh me veten. Të vjen mirë që një vajzë që merr penën boton për herë të parë është kaq njohëse e realitetit, është kaq e guximshme të thotë realitetin. Di të krijoj në lirikë, në epikë, në erotikë. Poezitë depërtojnë te lexuesi, depërtojnë se pasqyrojnë konkreten, realen, edhe kur janë imagjinare, përfytyrimi i skenës ku luhet poezia të gjallëron. Dhe për këtë llojë poezie lexuesi i thjeshtëtë ndjek në çdo hap. Lexuesi vjen pas se lëviz nervi i jetës. Për mua krijuesi që arrin këtë lëvizje, që të nxit këtë nervë e ka bërë mirë punën e tij. Tani që përfundoj te 180 faqet e këtij libri, kujtoj shkrimtarin, poetin, gazetarin e talentuar Albert Zholi që veprat e tij të emigracionit janë dhe mbeten nga më të sukseshmet sepse malli emigrantëve është real.         E mbyll këtë shkrim me falenderim për poeten që na dhuroi këtë libër poetik si një pllaj e Beunit në pranverë që mbart të gjitha lulet që rriten në Labëri. Ky është zëri i labëreshës TATJANA HASKAJ që na përfaqëson atje ku nuk ka Labëri. I shpreh mirënjohjen e Labërisë.

 

Ahmet Demaj

Kryetar i shoqatës A. K. “Labëria”

“Nderi i Kombit”

Dega VLORË