Kejdi Mehmetaj me banorët e Fierit: Të ndalim largimin masiv të të rinjve duke u ofruar arsimim cilësor dhe vende pune të mirëpaguara!

204
Sigal

Fieri, por edhe i gjithë qarku, pasi është zona më bujqësore e Shqipërisë, ka disa sektorë të tjerë që mund të zhvillohen duke ndihmuar jo vetëm ekonominë lokale, por edhe të të gjithë Shqipërisë. Është për shembull sektori i turizmit, të cilin njerëzit nuk e njohin se çdo të thotë turizmi në këtë qark, por që është një sektor që po zhvillohet mirë, mund të punësoje mijëra të rinj, burra dhe gra.

Këto të rinj që ikin, që nuk duan ta shohin të ardhmen e tyre në Fier, mund të kenë një punë mjaft të mirëpaguar, punë cilësore dhe të sigurt.

Është sektori i naftës po ashtu që është patjetër një sektor i rëndësishëm, që sot është pothuajse i degraduar komplet dhe një nga projektet që ne kishim përveç çështjeve të arsimit, është punësimi dhe arismimi në të njëjtën kohë, pra mëso dhe fito dhe këtu ka mundësi shumë për këtë gjë, sepse ka industri, qoftë nafta, ka kompani të cilat operojnë.

Dhe këtu ka një traditë shkollash profesionale të mëparshme që prindërit tanë i kujtojnë me nostalgji si shkolla të mira që kanë dhënë një profesion, por që tani nuk janë më.

Dhe nga ana tjetër, kemi të rinj shumë të investuar në teknologji që mund të ktheheshin në Fier dhe të krijojnë bizneset e tyre, start-up-et për të cilët ne kemi menduar inkubatorët e biznesit, edhe grantet, por edhe kreditë.

Pra, ne do të kemi një ide të mirë se si të rinjtë e Fierit të punësohen, por edhe burrat dhe gratë të kenë punë të sigurt, punë të mirëpaguar për një standard më të mirë jetese.